Qeveria shqiptare miraton në mbledhjen e radhës që u mbajt ditën e sotme (16 tetor) Vendimin për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, e konfirmoi marrjen e vendimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke e quajtur “një hap thelbësor, që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.
Pas këtij vendimi mësohet se jo vetëm 12 drejtorët e policive në qarqe, por edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, drejtorët e Departamenteve dhe Shefat e Komisariateve, do i në nënshtrohen garës testuese dhe verifikimit me konkurs, po në të njëjtin proces siç dhe u zgjodh kryepolici Ilir Proda, që zëvendësoi të dorëhequrin Muhamet Rrumbullaku.
“Ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive Vendore, si dhe Shefat e Komisariateve”.
Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë”, tha Hoxha.
Ai sqaroi se reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike. Gjithashtu “synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit”.
“Qeveria dhe Ministria e Brendshme mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Hoxha.
Laurea ciklo uniko in kriminologjia dhe shkencen e investigimit. Doktoratura in Filozofia e specializacione in kriminalistika e shkenza e investigimit. Kam studiuar ne Itali dhe si perfundimi me ofruan nje vend pune mesues ne gjografi ose ne robaqepsi. Normale eshte e pamundur te konkurojme. Hajde Shqiperi Hajde.
PërgjigjuNe vjedhim votat e popullit, jo më "konkurrencën e drejtë"....
Përgjigju