Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka miratuar planin e Forcave të Mbrojtjes Izraelite për të pushtuar Qytetin e Gazës. Vendimi konfirmohet nga ky institucion për agjencinë AFP. Në funksion të këtij vendimi, Katz gjithashtu miratoi thirrjen e rreth 60,000 rezervistëve. Gazeta Times of Israel raportoi dje, duke cituar burime sigurie, se rreth 60,000 rezervistë izraelitë do të thirren duke filluar nga kjo javë, përpara ofensivës së re të Forcave të Mbrojtjes Izraelite në Qytetin e Gazës, me kusht miratimin e ministrit.
Sa i takon marrëveshjes për armëpushimin, Izraeli vazhdon të kërkojë lirimin e "të gjithë pengjeve" të mbajtura në Gaza. Këtë e tha një burim qeveritar për AFP të martën, pas një propozimi të ri nga ndërmjetësuesit për një armëpushim në territoret palestineze që do të përfshinte kthimin e këtyre të burgosurve në dy faza. Pas më shumë se 22 muajsh lufte, lëvizja islamiste palestineze njoftoi të hënën se ka pranuar propozimin e ndërmjetësuesve - Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara - për një armëpushim 60-ditor të shoqëruar me lirimin e pengjeve në dy faza.
"Izraeli nuk e ka ndryshuar politikën e tij dhe vazhdon të kërkojë lirimin e të gjithë pengjeve, në përputhje me parimet e vendosura nga qeveria për t'i dhënë fund luftës", deklaroi burimi qeveritar izraelit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF, raportuan një sulm në shkallë të gjerë në jug të Gazës ditën e sotme (20 gusht).
"Këtë mëngjes, mbi pesëmbëdhjetë terroristë qëlluan raketa antitank dhe u përpoqën të depërtonin në një pozicion të fortifikuar të Batalionit të 90-të, Brigadës Kfir, në zonën e Khan Yunis”, thuhet në deklaratë.
Trupat arritën të eliminonin dhjetë terroristë të armatosur në luftime të afërta, të mbështetura nga sulmet ajrore të Forcave Ajrore Izraelite, informon ANSA.
Gjithashtu 3 ushtarë të IDF u plagosën, njëri rëndë.
"Sulmi është duke vazhduar dhe trupat vazhdojnë të veprojnë për të eliminuar terroristët", tha IDF.
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Benjamin Netanyahu është një 'hero lufte'.
"Ai është një hero lufte, sepse ne punojmë së bashku. Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam. Askush nuk interesohet, por edhe unë jam. Dua të them, unë i dërgova ato aeroplanë", tha Trump mbrëmë në një intervistë në The Mark Levin Show.
Sipas tij, kryeministri izraelit është "një njeri i mirë", i cili po "lufton" në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Komente
