Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati tërë natën. Qeveria mori mbështetjen e 46 deputetëve, 19 votuan kundër dhe 1 abstenoi.
Qeveria e re do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Ai do të përfshijë demokratët pro-evropianë të qendrës së djathtë, Partinë Popullore Socialiste pro-Serbe dhe pesë parti të pakicës shqiptare. Mes posteve të zëvendëskryeministrave, ai i Politikave Ekonomike i është besuar shqiptarit Nik Gjeloshaj, i cili do të mbajë njëherazi edhe postin e ministrit të Ekonomisë. Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Kujtojmë se Nik Gjeloshaj, bëri marrëveshje me Millojko Spajiç, i cili ka marrë shumicën e votave. Por për krijimin e shumicës, nevojiteshin edhe votat e partive pro-serbe. Ato vetë nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por do kenë vetëm postin e Kryetarit të Kuvendit.
Negociatat ishin të vështira, pasi programet e dy partive nuk përputheshin, veçanërisht në qëndrimin ndaj Serbisë. Pra, Gjeloshaj deklaroi se hyn në aleancë me Spajiç me kushtet e panegociueshme që Mali i Zi të vazhdojë të mbajë drejtimin pro-europian, të mbrojë të drejtat e Ukrainës dhe të mbështesë Bashkimin Europian kundër Rusisë.
Kabineti qeveritar
Ministrat nga PES janë Filip Ivanoviç (punë të jashtme), Maida Gorçeviç (punë evropiane), Angjela Jakshiq Stojanoviç (arsim, shkencë dhe inovacion), Novica Vuković (financa), Filip Radulović (transport), Andrej Milović (planifikimi hapësinor, urbanizmi dhe prona shtetërore), Vojislav Šimun (shëndetësia), Naida Nišić (puna dhe kujdesi social) dhe Sasha Mujović (energjia dhe miniera).
Aleksa Beçiç, është Zëvendëskryeministër për Sigurinë, Politikën e Brendshme, Çështjet Evropiane dhe të Jashtme dhe Momo Koprivica zëvendëskryeministër për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Kundër Korrupsionit.
Dragan Krapoviç është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinovic është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujovic është Ministre e Kulturës dhe Mediave. Ministër i Punëve të Brendshme është Danilo Šraranoviç.
Boris Bogdanoviç ishte planifikuar për pozitën e ministrit të Brendshëm, por ai mbrëmë njoftoi se po tërhiqej “për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore të dy anëtarëve të familjes”. Demokratët propozuan një tjetër kandidat për ministër të Punëve të Brendshme, Sharanoviç, nënkryetar aktual i Podgoricës.
Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale është Srđan Pavićević nga CIVIS.
Sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Presidenti i Partisë Popullore Socialiste (SNP) Vladimir Joković është Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, dhe Zëvendës Presidenti i PKSH Dragoslav Šćekić është Zëvendëskryeministër për Demografinë dhe Rininë dhe Ministër i Sportit dhe Rinisë.
Lajmi kryesor:
Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi me kryeministër Milojko Spajiç me mbështetjen e partive pro ruse e serbe! Shqiptarët 3 ministri, Gjeloshaj zv.kryeministër
SI.E./ReportTv.al