Lëvizja vetëvendosje synon të formojë qeverinë me një koalicion me partitë e pakicave joserbe. Nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca, foli për median italiane online Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit për hapat që do të ndërrrmarë partia e tij për formimin e qeverisë.
“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat jo-serbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca.
Ai ka kritikuar edhe opozitën, duke e përshkuar gjuhën e tyre përkundrejt Vetëvendosjes dhe qeverisë si “qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”.
“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues.
Sulmet ndaj Vetëvendosjes kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, nënvizoi ai.
Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve parlamentare 42.27% të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende. Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të garantuara në parlament. Por edhe nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë ato do të bënin 58 deputetë sërish më pak se 61 vota që duhen për të formuar qeverinë. Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
Megjithatë Nenad Rashiqit, Kurtit do t’i duheshin edhe dy deputetë që të mbështesnin një ekzekutiv të ri të partisë VV. Konjufca në intervistë shprehet se VV nuk do të kërkojë koalicion me partitë aktuale opozitare të mëdha. PDK LDK dhe AAK gjithashtu janë shprehur kundër një bashkëpunimi me VV, ndërsa kreu i partisë NISMA Fatmir Limaj i cili hyri në koalicion me Haradinajn tha se nuk ka vija të kuqe për koalicione qoftë në qeveri qoftë në opozitë.
Komente

Në Kosovë fituan ata që përçanë shqiptarinë me në krye plerën Kurti.
Përgjigju