Në zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani”, e formuar një vit më parë, fitoi 24 vende në parlament, të pamjaftueshme për të qeverisur vetëm. Drejtuesi i Forumit Shqiptar, partia shqiptare në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar në lidhje me përbërjen e qeverise së re dhe kushtet që shqiptarët kanë për t'u bërë pjesë e qeverisë së re.
Gjeloshaj thekson se ”Në bazë të marrëveshjes së propozuar, 4 çështje kyçe të politikës së jashtme për Forumin Shqiptar, të cilat nuk mund dhe nuk do të vihen në dyshim, do të konfirmohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë së re me nënshkrimin e marrëveshjes, konkretisht janë:
1. Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s
2. Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
3. Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;
4. Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;”
Nga ana tjeter ai thekson se sonte Forumi Shqiptar do te mbaje qendrimin final mbi pjesemarrjen ne qeveri apo jo
‘‘Dhe garancioni se nuk mund dhe se nuk do të vihet në dyshim është përbërja e Qeverisë së 44-të së Malit të Zi, e cila sipas Kushtetutës zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme!
Në propozimin e marrëveshjes, theksohet se koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi do ta mbështesë Qeverinë pa pjesmarrje direkte… Sonte qëndrimi final i Forumit shqiptar! NGJ”, shkruan Gjeloshaj ne rrjetin social Facebook.