Qeveria firmos marrëveshjen me fondin shqiptaro-amerikan: Krijojmë 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare! Nesër lançohet programi i kodimit

17 Maj 2022, 17:28| Përditesimi: 17 Maj 2022, 21:11

  • Share

Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. 

Kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky angazhim i rëndësishëm i qeverisë u nxit në mënyrë të posaçme edhe nga nxënësit gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve me ta, të koordinuara nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ku në mënyrë të përsëritur ata theksuan dosmosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës.

Nga ana tjetër, Rama bëri me dije se nesër do të lançohet programi i ri kodimit për klasat e para që do të impelmentohet fillimisht në disa shkolla, me synim për tu shtrirë në të gjithë vendin. 

"Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë më tutje se pse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Do vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave me laboratorë smart, por kjo kërkon financë. Nesër do lançojmë me fondin shqiptaro amerikan një tjetër program që është programi i kodimit për nxënësit, të rejat dhe të rinjtë që janë në arsimin parauniversitar. Ky program do të fillojë me numra relativisht të vegjël, duam të kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Të dyja këto punë shkojnë shkojnë paralelisht me fondin për piramidën që d0 hapi dyert duke u kthyer në qendrën më të madhe për inovacionin në vendin tonë. Ashtu siç ndodh aktualisht me qendrën Tumo, një nga hapësirat e stadiumin tonë kombëtar 'Air Albania'", tha Rama.

Drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Grenoff ka bërë të ditur se për këtë projekt do të investohen 3.375 mln dollarë. Grenoff theksoi se ky projekt do të vijojë edhe përtej 100 shkolla, teksa shton se synimi është që të ndërtohen në të gjitha institucionet arsimore në vendin tonë.

“Ne do të punojmë në 100 shkolla, do të monitorojmë rezultatet dhe do të kuptojmë pilotimin. Në këtë mënyrë duhet të shpenzojmë kohën duke punuar. Duhet t’ja ofrojmë cdo fëmijë në çdo shkollë. Nëse kjo do të bëhet do të japim një kontribut jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë vendin. Gjithsesi është e rëndësishme të fillojmë që të spezojmë kohën për të mësuar. Duhet t’ia ofrojmë çdo fëmije në çdo shkollë. Duam të japim një kontribut thelbësor. Të gjithë vendin, kontributi jonë financiar është 3.375 mln dollarë. Po japim para Shqipërisë, do investohen këtu dhe shpresojmë që të tërheqin para të tjera nga pjesëmarrës të tjerë. Ne jemi aktiv në TUMO dhe të tjera” – tha Grenoff.

Gjatë eventit ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u shpreh se përmes kësaj nisme, pritet të përfitojnë, që në muajin shtator, mbi 7000 nxënës të klasës së parë në 100 shkollat e përzgjedhura, përmes programeve dhe kushteve mësimore të krahasueshme me bashkëmoshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara evropiane.

Ministrja Bora Muzhaqi e ftuar më herët në Report Tv ka shpjeguar se kodimi është një projekt pilot që fillimisht do të implementohet në 100 shkolla dhe më pas do bëhet një analizë e thelluar për ta shtrirë në nivel kombëtar. Ministrja tha se në 100 shkollat që do përzgjidhen për këtë projekt do të ndërtohen laboratorë të rinj posaçërisht për kodimin, ndërsa mësuesit do të trajnohen.

Muzhaqi ka qetësuar të gjithë prindërit, duke thënë se kodimi për fëmijët do jetë më shumë si një lojë për të zhvilluar aftësitë e tyre. Ajo theksoi se kodimi do jetë një kurrikul plus që nuk do të vlerësohet me notë. Ndërkaq për të rinjtë që kanë dëshirë të mësojnë kodimin, ministrja tha se po punohet me një program që synon ngritjen e  qendrave të kodimit, ku çdo i ri mund të bëjë kurs falas.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 17/05/2022 19:05

    Zoterinj supaxhinj kjo esht e mir e vertet po e kemi ne mesues per femijet tan ne kete fushe? Joooo sepse kush esht i fushes nuk vjen per 500mij lek rrog e para.Tjetra na duhen shkolla qe te mos bejn mesim me turne femijet .te mos ken or mesimi nga 30 min.te mos rrin ne shkoll me orar te kufizuar sepse do vij turni i dyte e oastaj turni i tret.duhen shkolla qe te bejn ore mesimi sic duhet nga 45 min dhe jo 2.5 ore ne dite por ashtu si dhe sa duhet. Nga nji sufllaqe shtes do ju paguj un meqe jeni lodh tu shkrujt super lajm.super kryeminister etj etj.

    Përgjigju
  • aurel: 17/05/2022 18:02

    Bashkpunimi nderkombetare qe po beni po i sjelle shume te mira shqiperis.

    Përgjigju
  • eri: 17/05/2022 18:01

    Kjo eshte nje ndime e madhe per arsimin dhe per te gjithe nxenesit ju lumte.

    Përgjigju
  • mreti: 17/05/2022 18:00

    Nje super marveshje qe po i sjelle nje perfitime te madhe shqiperise duke futur neper shkolla keto inovacione te reja.

    Përgjigju
  • terri: 17/05/2022 17:59

    Nje investime qe sjelle te rinjte me prane teknologjise dhe i njehe ato me inovacionet me te fundit qe sjelle teknologjia.

    Përgjigju
  • Gagaci: 17/05/2022 17:57

    Arsimi yne po merr teper zhvillim me kete bashkpunimin e fundit.Nje investim goxha i mir per arsimin e femijeve tane

    Përgjigju
  • Redi: 17/05/2022 17:53

    Kur investon tek arsimi ke investuar tek e ardhmja e ketij vendi

    Përgjigju
  • Megi: 17/05/2022 17:53

    Arsim me te zhvilluar per femijet tane dhe kjo vetem fale jush

    Përgjigju
  • Misha: 17/05/2022 17:52

    Bashkepunimi me nderkombetaret ne ceshtjet e arsimit do e cojn arsimin ne vendin tone ne tjeter nivle ju lumt per nismat e mara

    Përgjigju
  • Oni: 17/05/2022 17:52

    Investimi i duhur ne arsim lum keta femij

    Përgjigju
  • Melisa: 17/05/2022 17:51

    Keto investime do ndikojne shume ne lehtesimin e mesimit per nxenesit dhe mesuesit ????????????????

    Përgjigju
  • Mirel: 17/05/2022 17:50

    Super investim per arsimin shqiptar

    Përgjigju
  • Alida: 17/05/2022 17:49

    Bashkpunime te tilla jane shume te rendesishme bravo Z.Kryeminister po beni gjen e duhur dhe nje pune shume te mire per femijet tane

    Përgjigju
  • Klea: 17/05/2022 17:49

    Investimet ne arsim jane gjithmone nje hap para mireqenies se shoqerise dhe te vendit.Laboratoret jane nje risi e re qe do permiresojne dhe menyren se si nxenesit do e perdorin teknologjine e fundit

    Përgjigju
  • Keli: 17/05/2022 17:49

    Keni investuar ne te gjitha fushat e mundshme dhe kjo e laboratoreve ishte nje gje shume e gjetur , ju lumte ????????????????

    Përgjigju
  • Enkel: 17/05/2022 17:49

    Gjithmone bashkpunimet e duhura me njerezit e duhur! Kjo eshte ajo qe ben qeveria jone dhe eshte nje ndihme shume e madhe per shtetin Shqiptar.

    Përgjigju
  • Gezim: 17/05/2022 17:49

    Super marrveshje qe eshte e domosdoshme per zhvillimin e te femijeve te vegjel. Te nxenurit do jet me eficent duke marr parasysh qe mesimi do zhvillohet edhe nepermjet laboratoreve

    Përgjigju
  • Alban: 17/05/2022 17:48

    Femijet jane e ardhmja dhe me kete projekt do zhvillohen akoma me shume ne fusha te caktuara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?