Foto ilustruese

Qeveria franceze synon të ndalojë cigaret elektronike së shpejti

3 Shtator 2023, 18:59| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 19:05

  • Share

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektronike “Vape”, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Elisabeth Borne për radion RTL.

“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se Qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftim të cigares, që sipas saj, është përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë”, shtoi ajo .

Sipas kryeministres, këto pajisje mund të krijojnë shprehi tek të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se Qeveria franceze nuk planifikon t'i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?