Qeveria gjermane jep 'ok', Bundesliga mund të rinisë që me 15 maj

6 Maj 2020, 18:06| Përditesimi: 6 Maj 2020, 18:08

  • Share

Kampionatit Gjerman të futbollit, të njohur ndryshe si Bundesliga, i është dhënë drita jeshile nga kacelarja Angela Merkel për të rinisur së shpejti. Pas një mbledhje të mbajtur sot mes Merkel dhe 16 kryetarëve të rajomeve në Gjermani ku mbi të tjerat është folur dhe për futbollin, është vendosur që 15 maj është afati më i hershëm për nisjen e futbollit.

Në orët ose ditet në vijim pritet të caktohet edhe data zyrtare për rifillimin, por e sigurtë është që Bundesliga do të nisë ose me 15 maj ose me 22 maj.

Klubet e Bundesligës 1 dhe Bundesligës 2 kanë nisur stërvitjen që në prill, por ditët e fundit nga tamponët e kryera rezultuan 10 pjestarë pozitivë me COVID-19, duke ngritur pikëpytje për rifillimin. Gjithsesi kjo nuk është marë parasysh nga qeveria gjermane qe i ka hapur rrugën futbollit.

Ndërkohë zhvillime të reja sa i përket edhe Champions League. Sipas RMC Sports ndeshja e kthimit të Champions League mes Juventus dhe Lyon do të luhet me datën 8 gusht. Gjithsesi kjo mbetet për tu konfirmuar, por sidoqoftë në këtë mënyrë përsëritet qëllimi që Champions League të luhet me çdo kusht. Në ndeshjen e parë Juventusi u mposht me shifrat 1-0 në Francë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?