Qeveria greke dërgon në parlament draftin për zgjerimin e vijës detare

9 Janar 2021, 15:11| Përditesimi: 9 Janar 2021, 15:14

  • Share

Projektligjin për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë me 12 milje në Detin Jon, qeveria greke e ka dërguar parlament.  Është planifikuar që projektligji të kalojë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes të martën e javës së ardhshme më 12 Janar dhe 3 ditë më vonë, ligjvënësit grekë mund t’i bëjnë një rishikim tjetër përpara se të prezantohet në seancë plenare më 19 Janar.

Projektligji përmban 5 nene kryesore. Në veçanti neni i parë, tregon se ky ligj do të aplikohet në të gjithë zonën detare nga pika më veriore e rajonit të ishujve Jonianë, deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Në një paragraf të dytë theksohet se  Greqia ka të drejtën e saj të shtrojë të drejtat në territoret ku i takon me ligj ndërkombëtar.

Neni 2 i projektligjit i referohet zonave bregdetare. Në paragrafin e parë theksohet se gjerësia e zonave bregdetare do të caktohet pas hapësirës ajrore në zonë dhe do të llogaritet 1 deri në 12 milje nga vija fillestare, duke përfshirë mbylljen e gjireve apo linjat e drejta.

Edhe neni i tretë i referohet shtrirjes së zonave bregdetare. Neni katër ka të bëjë me peshkimin, ndërsa neni pesë parashikon hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë sapo të botohet në fletoren zyrtare.

Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tassoulas ka deklaruar se do të ushtrojë të drejtën që çdo deputet të votojë që ky projektligj të marrë shumicë të cilësuar.

Komento

Komente

  • Ronaldi: 09/01/2021 16:08

    Fuck greece...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?