Ditën e sotme (15 janar), është hapur ankandi fotovoltaik hibrid me kapacitet 300 KW, që cilësohet si burim për prodhimin e energjisë së gjelbër në synimin që brenda vitit 2030 Shqipëria të jetë vend eksportues neto i energjisë elektrike.
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës bën me dije se data 17 maj do të jetë afati i fundit për dorëzimin e ofertës financiare dhe teknike ndërsa theksoi se fituesi do të shpallet më 10 korrik.
Çmimi maksimal i pranueshëm do të jetë 59/97 euro për MW.
Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë përmes projekteve të ndryshme me vendndodhje të ndryshme.