Qeveria ‘harron‘pagat e pedagogëve! Sindikata: Rritni rrogat ose do bojkotohet fillimi i vitit akademik

16 Korrik 2022, 19:33| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 19:45

  • Share

TIRANË- Që prej vitit 2004 pagat e pedagogëve nuk kanë njohur rritje, madje dhe nga skema e rritjes së pagave me 6% për punonjësit e arsimit, arsimi i lartë është i përjashtuar.

Kreu i sindikatës së punonjësve të universitetit, Sandër Kovaçi thotë se pedagogët janë të gatshëm që vitin e ardhshëm të bojkotojnë mësimin sepse pagat e tyre janë absurde dhe po zhyten në varfëri.

“Nuk mund të kesh mësimdhënie cilësore në universitet nëse nuk ke trajtim të mirë financiar të pedagogut . Është kërkuar nga ana e sindikatës, pra është pranuar nga pedagogët që të bojkotohet fillimi i vitit akademik. 50% e stafit akademik, pikërisht ai asistent merr rrogën e nivelit të shkollës së mesme, për arsye se shkollat e mesme kryesisht ka pasur ngritje të herë pas hershme dhe universitetet kanë qëndruar në vend. Për profesorin është 12- 13 mijë lekë megjithë taksat , pra zbrit dhe taksat 10-11 mijë lekë të vjetra , për profesorë të asociuar 12, për asistentin 8 mijë lek", tha Kovaçi.

Theksin kryesor profesor Kovaçi e vë dhe tek problematika të tjera të arsimit të lartë ku emergjente shikon nevojën për financim nga shteti për punën kërkimore.

“Kërkimi shkencor subvencionohet shumë pak në masën 0.04% të buxhetit e GDP është për kërkimin shkencor , ndërkohë që Serbia, Maqedonia e ka 10 herë më shumë se ne. Është emergjencë”, shtoi ai.

Sipas kreut të sindikatës së punonjësve të universitetit Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon për pedagogët dhe gati 40 % më të ulëta se në universitetet publike të Republikës së Kosovës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 17/07/2022 08:56

    Te pushohen nga puna ata pedagoge qe nuk e meritojne dhe me diploma te blera dhe pastaj te rriten rrogat ...

    Përgjigju
  • Dida: 16/07/2022 23:05

    Shyqyr qe foli njeri. Po dhe ne mesuesve nuk na ra as nje thele mish ajo rritja ndaj po kerkuat kerkoni me shume per veten dhe per ne se po punojme gjithe diten po marrim detyra shtepie dhe po paguhemi me therrime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?