Qeveria hedh për konsultim publik ndryshime në ligjin ‘Për prokurimin publik’, i kalon shërbimin e ‘zhvillimit të tenderëve’ privatit kundrejt pagesës

23 Qershor 2023, 16:50| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 16:55

  • Share

Procedurat publike për tendera nuk do të bëhen vetëm nga institucionet publike. Sipas një projektligji të paraqitur për konsultim publik Qeveria parashikon që të ketë një ofrues të shërbimit të prokurimit dhe që sipas draft është subjekt publik ose privat, i cili mund të kontraktohet nga autoriteti ose enti kontraktor me qëllim realizimin e një veprimtarie ndihmëse për prokurimin publik.

Pra, një institucion shtetëror që ka për të kryer një procedurë prokurimi publikimi mund të mos angazhohet drejtpërdrejt në zhvillimin e tenderit t’ia ngarkojë tashmë edhe kompanive private. Kjo do të ofrohet kundrejt një tarife të rënë dakord paraprakisht.

“Kontraktimi i subjekteve, ofrues të shërbimeve të prokurimit vendoset nga autoriteti ose enti kontraktor rast pas rasti, për objekte, ku vlerësohet e rëndësishme marrja e një ekspertize të jashtme. Në rast se, autoriteti ose enti kontraktor vendos të kontraktojë një subjekt privat, për përzgjedhjen e tij duhet t’i referohet procedurave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi”

Tarifa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik do të jetë deri ne 1 % të vlerës së përllogaritur të kontratës që do të prokurohet.

Një tjetër pikë që ndryshon në ligj është ajo për institucionet e vogla apo që kanë më pak se 15 punonjës tenderët e të cilëve nëse nuk janë blerje të vogla zhvillohen nga autoritetet eprore.

Drafti i propozuar nga Këshilli i Ministrave gjithashtu shfuqizon llojin te procedurës së prokurimit “Shërbim Konsulence”, ndërsa parashikohet edhe mundësinë që Ministria përgjegjëse për financat të propozojë vendosjen e një mase shpërblimi për punonjësit e autoriteteve ose enteve kontraktore ose punonjësit e tjerë, që përfshihen në procesin e prokurimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 24/06/2023 07:28

    Tani qe po u vjen ngordhja … do beni reforma… shifni beni reforma per jeten ne burgje , se ajo eshte e ardhmja juaj…

    Përgjigju
  • Publiku: 24/06/2023 04:54

    Ore do dale dikush tu thote stop ketyre te marreve apo jo. Kemi pare Europen, Kinen, Rusine, Ameriken, Afriken, po kete lloj marrezie nuk e kemi degjuar asgjekundi. Zoti na rruajt!

    Përgjigju
  • Iris: 24/06/2023 04:13

    Prandaj e kane vene per konsultim publik dhe cuditerisht jo per referendum.Sikur te kishin vene dhe rritjen e pagave per deputetet,por dhelperat plaka e kishin parashikuar pergjigjen,prandaj nuk e vune dhe vene per konsultim publik gjera te tilla qe jo cdo kush i kupton.

    Përgjigju
  • redi: 23/06/2023 22:40

    Nuk zute mend me PPP qe pi bishatisin arken e shtetit doni dhe privatizim te komisionit te prokurimit publik.Mos degjoni idiot ose sekser qe vec dame i kane shell ekonomise.Prokurimet duget ti ket shteti se tenderat behen per punet publike.Privatizyat cdo sherbim dhe aresyeja eshte e thjesht korrupdion dhe ndarje lekesh me privatin.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 23/06/2023 19:22

    Qeveria duhet të japë argumentet se pse bëhet e nevojshme apo e domosdoshme kalimi te privati i kësaj detyre shtetërore për procedurat e tenderimit të investimeve publike. Duket krejt e paligjikshme. Ideja që nënkuptohet ka të bëjë gjoja me heqjen qafe të korrupsionit të mundshëm për të mos na u turpëruar qeveria nga të pangopurit e saj. Por ky korrupsion mund të ndodhë edhe me privatin, madje më shumë te ai. Zgjidhje nuk është heqja qafe e detyrave por

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?