Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Qeveria hedh për konsultim publik ndryshimin ligjor, emigrantët përjashtohen nga bonusi i bebes

22 Maj 2023, 18:35| Përditesimi: 22 Maj 2023, 18:44

  • Share

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në emigrancion pritet që të mos përfitojnë më nga programi i qeverisë për bonusin e bebes, i cili ka nisur që në vitin 2019.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në projektligjin e hedhur tashmë për konsultim publik e bën këtë propozim.

Në projektligj ndryshohet neni 9 pika 1 e ‘Ligjit për asistencën sociale’, që përjashton nga përfitimi i këtij bonusi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri. Nuk dihet se sa emigrantë e kanë përfituar deri më tani një bonus të tillë, që është në vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Që prej Janarit të vitit 2019 kur ka nisur programi i qeverisë, më shumë se 170 mijë familje kanë përfituar nga ndihma financiare për fëmijët e porsalindur. Ende nuk ka një relacion që të përcaktojë se sa është numri i shtetasve shqiptarë që do të preken nga ky përjashtim dhe arsyet se përse u ndërmor ky ndryshim.

1684773888_finalprojekt.00575102.Still035.jpg

Propozimi i Ministrisë  së Shëndetësisë

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjo: 02/06/2023 15:17

    Nuk paguajm sigurime?Po ne lem fitimet e gjith vitit kur vim ne shqiperi

    Përgjigju
  • Shpipe: 25/05/2023 08:24

    Jo nuk eshte e drejt ne cdo vend te botes te vemi jemi shqiptare

    Përgjigju
  • Tila: 24/05/2023 14:08

    Votat i doni ,taksat e doni, te gjitha i doni,po mos u merzisni se dhe njerezit te gjith po ikin as per pushime nuk do ju vijn

    Përgjigju
  • edi: 23/05/2023 08:33

    Per t'i regjistruar si femije shqiptare ju kerkoni por nga nje shperblim qe u takon femijeve kerkoni ti perjashtoni !

    Përgjigju
  • duli: 23/05/2023 07:58

    po pse ja hiqni mer ja shif se si i trajtoni ....edhe pastaj thoni hoqen dore nga pashaporta shqiptare tradhetare etj etj.......edhe bebet doni te vidhni o te deshtuar o njerez qe skeni piken e moralit e karakterit.turp tju vije dhe zoti jua befte ashtu sic keni zemren ke femijet tuaj....peace

    Përgjigju
  • Iris: 23/05/2023 01:27

    /LEXUES/,jam shume dakord me ju.Per femijet shqiptare te lindur ne bote,kujdesen financiarisht jo vetem familjet e tyre,por dhe shtetet ku kane lindur.Edhe sikur t'a marrin bonusin,i konvertuar ne njesite monetare te vendeve ku jetojne,nuk ka ndonje vlere te madhe,vetem simbolike.Ato para do te ishte me mire t'ju kalonin femijeve te familjeve nevojtare ne Shqiperi.Nuk e di perse dolen me kete ide ne rradhe te pare,per te nxitur shtimin e numerit te lindjeve dhe popullsine,apo thjesht per te ndihmuar familjet me femije,nuk e di,por shteti po meson nga gabimet.Me mire vone,se kurre!

    Përgjigju
  • Lexues: 22/05/2023 20:56

    Nuk ka kuptim qe familje qe jetojne ne vende te pasura dhe me shtet te forte social te perfitojne pagesa te tilla. Per mendimin tim duhet hequr bonusi per te gjithe dhe duhet zevendesuar me pagesa te vogla mujore per familjet e varfera qe rrisin femije. Pagesat mund te kushtezohen me kryerjen e kontrolleve mjekesore per nenen dhe femijen, ndjekjen e shkolles nga femija etj. Ky do ishte nje investim afatgjate ne kapitalin njerezor te vendit dhe mjet i mire per te luftuar varferine sidomos neper fshatra.

    Përgjigju
  • Shqip: 22/05/2023 20:21

    Hiqe krejt se tane duan te ikin vec ato qe vjellin po rrine.

    Përgjigju
  • Shkodrani itali: 22/05/2023 19:32

    Qeveria i do votat e emigranteve, edhe remitancat mbajne frymen gjalle te Shqiptarve, por kur behet fjale tu japesh dicka, JO, se nuk jetojne ne Shqiperi. KY ESHTE TURP I QEVERISE SHQIPTARE. Emigrantet nuk kane nevoje per 80,000 lek te vjetra, por kane nevoje te ndihen pjese e Shqiperise edhe me kte lloj forme. Eshte thjeshte Antishqiptare, cdo lloj forme te perjashtimit çofte edhe ekonomike kjo quhet diskriminim nga shteti yt.

    Përgjigju
    • Emigrant: 23/05/2023 01:54

      Kisha ndermend ti jepja shtetesi shqiptare femijes, tani Nuk po I jap fare. Mire e Kane shtetesine evropjane. Te fala

    • Aqifi: 22/05/2023 21:55

      Po pse nuk hiqni dhe taksat bashkiake per emigrantet.Per cfare pagiaj 35000-40000 leke ne muaj uje kur une nuk jam fare atje.Ne vere qe vijme ka uje vetem dy here ne dite me orar.Pse nuk shikoni dhe keto

    • Duro: 22/05/2023 20:42

      Një emigrant që ka nënshtetësi shqiptare është në të drejtën e tij që të gëzojë gjithçka ligjore, edhe bonusin e bebeve. Po qe se emigranti ka marrë nënshtetësinë në një vend tjetër të botës logjike është që bonusin e bebes të mos e marrë sepse atë e merr si nënshtetas i vendit ku jeton e fëmijt e tij regjistrohen si grekë, italianë, gjermanë, anglezë, amerikanë...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?