TIRANË - Aktori i njohur i humorit, Agim Bajko, i nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh", është emëruar nga qeveria drejtor i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, ndërkohë që propozimi i emrit të Bajkos është bërë nga Ministria e Kulturës.
"Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në vendimin e qeverisë firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Agim Bajko ka kontribuar për shumë vjet në Teatrin e varietesë të Tiranes, televizion dhe kinematografi, duke krijuar dhjetëra e dhjetëra figura të ndryshme artistike të vlersuara nga kritika profesionale dhe publiku.
Ndër të tjera ka xhiruar edhe një seri filmash komik me aktorin Agron Llakaj si: "Martesa e Hasanit", "E ema e Zeqos", "Greku ne Himare", "Rradha e vizave", "Në shtrat me OSBE", "Don Kishoti në Tiranë", "Ali Pashë Tepelena", "Gjergj Elez Alia", "Ushtria pastron", "Moisiu dhe Papa", "Pastrimi i figurave", "Inaugurimi i Missit", "S'ka vend për varre", "Koridori i 8", "Kuvendi i II i Lezhës", "Greku në Kocinare", "Çmimi i shekullit" etj...
Për kontributin e tij në medien televizive është vleresuar me çmimin "Personazhi i vitit" më 2009 nga Vlerësimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, më 2012 është nderuar nga Presidenti i Republikës në atë kohë, Bamir Topi me titullin "Mjeshtër i madh".
S'KAM ASJI NJOHJE NGA AFER POR PFF S'ME INTERESON ASPAK PEERDERISA ESHTE NJI AKTOR HUMORIST I TALENTUAR MENDOJ SE E MERITON PLOTESISHTE ATE POST ME NE FUND PO I GJENDET NJERIU I DUHUR VENDIT TE PUNES
PërgjigjuSkandal vetem per drejtor seshte ky edhe humorin shum keq e ka .ky los euro lloto ter diten ketu posht shpis time po qekur u mbyllen llotot ka ngel si majmun rrugeve..bajges do ti shkonte me shum te priste biletat tek porta se si klloun eshte ky..
PërgjigjuPo shyqyr qe e paske shperblyer me ne fund se nuk i pushonte goja lart e poshte
PërgjigjuAgimi ai karagjozi..??
PërgjigjuO Taip, o Petro, qehtesouni o djema se do ju bjer nanje damlla nga gjith ky stres.E kuptoj se ju vun katundarllekun ne diskutim dhe u preket po futini naj raki me cik gjize e do shifni qe do beheni me mire.Paralelisht ne mes nje teke dhe tjetres jepini dhe mend njeritjetrit mbi artin kinematografik.
O Arif fashatari ne ket mes je ti se po qe se do e njifje mir Agmimin menjeher do e kuptoje shprehjen me lart. Mos u hiq si i ditur sa per karagjoz qe esht karagjoz se lu topi se e njof nga afer po ta them
O Arif Trangulli ti je brryl duket sa paske haber nga Kinematografia shqiptare Esht Shprehje nga filmi Edhe ashtu edhe Keshtu.. o katunar ekspert ku ne nje nga rolet e luan zotria ne fjal A bajko me Emrin e tij ne film. Tonce i modh je kisha koh pa e pare haha nje nga filmat e preferuar me te Madhin Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi etj. Dhe muzika esht fantastike nga Frederik Ndoci
Po shko me fshatar.Agimi esh nga te paktet Artista me A te madhe.po ku e ke iden ti Tonce, ti shif portokallin se je nrregull.