Qeveria i hap rrugë krijimit të Forcës së Rezervistëve, ministri Vengu: 15.5 mln euro nga buxheti 2025

30 Tetor, 12:58| Përditesimi: 30 Tetor, 19:57

  • Share

TIRANË- Qeveria i ka hapur rrugë krijimit të Forcës Rezerviste. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar pr.ligji për “funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste”. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një prononcim për mediat tha se synohet që nga janari i vitit 2025 të niset me hapat e parë për formimin e forcës së rezervistëve.

Përmes këtij pr.ligji, Vengu tha se i japin mundësi ushtarakëve që kanë vendosur të zhvillojnë karrierën në privat që të angazhohen edhe në Forcat e Armatosura me misione specifike.

“Miratuam pr.ligjin për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste. Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s dhe sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve. Kjo i jep një mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur që të zhvillojnë karrierën në privat me funksione me teknicitet të lartë, u japim mundësinë të kthehen në FA me misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë misionet paqeruajtëse, misionet në kuadër të angazhimit në NATO apo rajon”, u shpreh Vengu.

Ministri theksoi se rreth 15.5 mln euro do të shkojnë nga buxheti 2025 për Forcën Rezerviste.

“Që nga hyrja në fuqi e këtij pr.ligji, synojmë që fillim viti të na gjejë me hapet e para të formimit të forcës së rezervistëve. Kemi një mbështetje të dedikuar në buxhetin 2025 prej 15.5 mln euro të dedikuar dhe një angazhim të mëtejshëm në vite në vijim

Të gjitha vendet e NATO-kanë forcë rezerviste dhe në këtë mënyrë kemi një instrument tjetër për të bërë një FA më tërheqëse dhe kjo u jep mundësinë të kenë gamë më të gjerë personeli në dispozicion. I konsiderojmë Forcat e Armatosura qoftë aktive qoftë rezervë, si kapacitete kombëtare”, tha Vengu.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?