Qeveria i kaloi Teatrin bashkisë, Aleanca sulmon Ramën e Veliajn: Por na bënë edhe një nder

9 Maj 2020, 08:30| Përditesimi: 9 Maj 2020, 08:33

  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë, që i kalon truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një godinë të re me standarde moderne dhe bashkëkohore. Pavarësisht akuzave të shumta, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se qeveria u ka bërë një nder. "Me deklarimin e saktë të sipërfaqes së truallit të Teatrit Kombëtar, që është 5.522,7 m2 dhe jo 1.100 sa deklaronte. Qeveria na ka bërë një nder".

"Siç e kemi denoncuar edhe herë të tjera, alibia e epidemisë Covid-19, po përdoret, nga diktatori Edvin dhe Qeni i tij i Sulmit, për vjedhur para e prona të shqiptarëve, me një neps të papërmbajtur. Ndërkohë që Qeveria Turke, prej 4 muajsh, pret lejen e Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar falas 500 banesa për familjet e mbetura pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo e fundit gjen kohë të miratojë VKM Nr. 377, datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”.

Kjo lëvizje vjen pasi Qeni i Sulmit u detyruar të deklaronte publikisht dështimin e procedurës në zbatim të ligjit special, të ashtuquajtur “Fusha shpk”. Siç e paralajmëruam edhe atëherë, tërheqja nga ligji special nuk ishte tërheqje përfundimtare nga krimi. Vesi del me shpirtin dhe, mesa duket, Qeni i Sulmit e urren Teatrin më fort se i zoti. Me këtë VKM, diktatori Edvin “i lan duart” me Teatrin Kombëtar dhe ia le stafetën Qenit të tij të Sulmit. Ironikisht, ky Vendim miratohet, botohet dhe hyn në fuqi brenda ditës së sotme, pikërisht sot, kur Qeni i Sulmit pati paturpësinë ekstreme të kryejë aktin nekrofil të shfrytëzimit për propagandë të varrimit të artistit disident Maks Velo, mbrojtës i Teatrit Kombëtar dhe kundërshtar i flaktë i betonizimit të Tiranës.

Me këtë rast, AMT i bën të ditur Qenit të Sulmit se një gjë që nuk e bëri dot i zoti, nuk e bën dot Qeni i tij. AMT dhe të gjithë grupimet e tjera qytetare, të mbështetur nga PD, LSI dhe Presidenti, pavarësisht diferencave në pikëpamje, për çështje të ndryshme, janë dhe do të jenë kurdoherë të bashkuar në kauzën e madhe, qytetare, demokratike dhe atdhetare, të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Mbështetja e Europa Nostra dhe Komisionit Europian, i ka siguruar kësaj kauze mbështetjen e duhur ndërkombëtare, politike dhe financiare, që do të mundësojnë restaurimin e plotë të Teatrit Kombëtar.

Qysh më 6 mars 2018, kur nisi kjo betejë, e kemi ditur se restaurimi i Teatrit Kombëtar nuk do të ndodhë sa kohë është në pushtet diktatori Edvin. Me këtë VKM, kjo datë mund të shtyhet edhe me tre vjet të tjerë, sa kohë është në krye të Bashkisë Tiranë Qeni i tij i Sulmit. Por ne nuk kemi asnjë dyshim se Teatri Kombëtar do të restaurohet një ditë dhe do të hapë dyert për publikun dhe atë ditë, Qeni i Sulmit do ta ketë të ndaluar të hyjë në sallë, si persona non grata në atë tempull.

Gjithësesi, me deklarimin e saktë të sipërfaqes së truallit të Teatrit Kombëtar, që është 5.522,7 m2 dhe jo 1.100 sa deklaronte Qeni i Sulmit, gjatë pseudodëgjesave të qershorit 2018, Qeveria na ka bërë një nder. 65 artistët që nënshkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar, me në krye Robert Ndrenikën, tani duhet t’i kërkojnë publikisht falje qytetarëve dhe kolegëve që firmosën për mbrojtjen dhe ta shpallin Qenin e Sulmit mashtrues" mbyllet deklarata e plotë.

Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2020 00:56

    E ardhmja e teatrit do te percaktohet nga ekspertet e arkitektures e inxhinjerise,edhe EUROPA NOSTRA ka per te derguar specialiste qe do te vendosin nese shpetohet apo jo.Eshte gje e mire qe siperfaqja u be me e sakte,por gjuha e perdorur nga ju qe simbolizoni ballin e cultures eshte e ulet ,e papranueshme,e pa drejte.Kjo gjuhe perdoret vetem nga nje grup I vogel politikanesh qe te gjithe e dine shume mire kush jane.

    Përgjigju
  • rezi: 09/05/2020 10:32

    Gjuha e përdorur nga të ashtuquajturit artistë është jashtë standarteve të artistëve të vërtetë. Po ju kujtoj ca vargje të një kënge: të jesh artist në jetë është gjë e bukur, me veprën tënde njerëzve u jep jetë...Cila është vepra juaj që kini bërë për tu mbajtur mënd? Kjo? Kjo gjuhë e ndyrë që edhe rrugaçët do ua kishin zili? Urrejtja s'të jep bukë, vetëm ju rrënon si njerëz. Për artistët flasin veprat, jo llafet e rrugëve. Ikni tani dhe lejoni të bëhet ajo që do populli për Tiranën, jo juve, teatri do bëhet dhe më vjen keq, askush nuk do dojë t'ju ketë juve në skenën e tij, se turpi do ju mbulojë që penguat 3 vjet ndërtimin e teatrit, pronë e popullit. Jeni një pikë uji në oqeanin shqiptar që sheh përpara më të mirën për Shqipërinë.

    Përgjigju
  • Pse: 09/05/2020 10:15

    Nuk ka qen sulmi aty po teater te ri Edhe pike ok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?