Foto ilustruese

Qeveria italiane masa të reja për festat covidiane të fundivitit

3 Dhjetor 2020, 14:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 14:57

  • Share

ITALI- Qeveria italiane përmes një drafti të vënë në fuqi më forcë zbatimi në të gjithë vendin, ka implementuar masa të reja antiCOVID qe do të hynë në fuqi nga dita e nesërme deri në 15 janar.

Masat mëparshme të cilat konsistonin në ndalimin e qarkullimit e qytetarëve nga ora 22:00-05:00 do të ndryshojnë duke zgjeruar pikërisht këtë kohëzgjatja nga ora 22:00-07:00.

Ditën e Krishtlindjeve dhe datën 1 dhe 6 janar restorantet do të punojnë vetëm për drek duke kufizuar numrin e personave në tavolinë në 4. Hotele gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për vitin e ri për të shmangur ceremonitë festive të cilat përqendrojnë shume njerëz në ambjente të mbyllura.

Dekreti, i miratuar dje në mbrëmje nga Këshilli i Ministrave dhe të nënshkruar nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella , ndalon udhëtimin në mes të rajoneve nga 21 dhjetori në 6 janar dhe ata në mes të komunave më 25 dhe 26 dhjetor.

Është theksuar rekomandimi për mos pranimin e njerëzve të tjerë përveç bashkëjetuesve në shtëpi dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse edhe në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Italia në përballjen e saj me valën e dytë të COVID-19 falë masave të marra të cilat kanë sjell rezultat pozitive siç duket edhe nga raporti i publikuar javën e fundit, tregojnë një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus. Pavarësisht raportit përsëri situata mbetet kritike për sa i përket viktimave shifër e cila është rritur.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?