Qeveria vë në dispozicion të investitorit strategjik i “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë.
“Prona e përmendur vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C” thuhet në vendimin e djeshëm që është miratuar më 19 korrik 2023 nga Këshilli i Minsitrave dhe publikuar po dje në faqen zyrtare të saj.
Sipas databazës, opencorporate.al kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, ish presidenti i sport klub Skënderbeu, që është aksioneri më i madh me 40 % të aksioneve, dhe ortakët Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi të cilët kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.
Më datë 01/02/2023 Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr 29/ 4, miratoi statusin “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë”, për projektin e investimit “GREEN HOUSE KORCA RESORT” që parashikon realizimin e investimit në sektorin strategjik të turizmit.
Ky projekt do të zhvillohet nga subjekti “Investment and Development Albania” NUIS L91703053C dhe parashikon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel me kapacitet total prej 94 (nëntëdhjetë e katër) dhomash, restorante, bare, SP.
Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë 18,106,741 (tetëmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e dyzet e një) Euro. Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.
V E N D I M
PËRTRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE PËR VËNIEN NË DISPOZICION TË INVESTITORIT STRATEGJIK TË PRONËS SË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR.8561, BASHKIA KORÇË, PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN HOUSE KORÇA RESORT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 3, të kreut II, të vendimit nr.1030, datë 16.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS) të pronës së paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr.8561, me numër pasurie 1/911, të llojit “truall”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 000 (dhjetë mijë) m2, në pronësi “shtet”, me vendndodhje Bashkia Korçë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C.
3. E drejta e përdorimit të pronës së përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, nga investitori strategjik “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C, detyrimet dhe kushtet e përdorimit bazohen në pikën 7, shkronja “c”, dhe 11, të vendimit nr.29/4, datë 1.2.2023, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Me gjithe lecka po na hane. Na i moren te gjitha. Prona e shtetit eshte prona e shqiptareve, jo e politikaneve te qelbur.
PërgjigjuMe keto "investime strategjike" per hotele e resorte duhet te merret SPAK dhe Byroja e Hetimit. Keto para duhen investuar ne industrine e grumbullimit dhe perpunimit te produkteve bujqesore e blegtorale, qe ne Shqiperi shkojne dem.
PërgjigjuQë kur një stallë derrash+hotel konsiderohet investim strategjik? Të kom dhje dronët Bayraktar, mikrochipat, dhe Inteligjencën artificiale.
PërgjigjuJo pa qellim emrin e ka Komitet. Dhe ne fakt eshte unikal ne bote: Komitet i Zhvatjes Mafioze Strategjike!
PërgjigjuTe ashtuquajturat /investime strategjike/ qe eshte nje emertim i sheqerosur i qeverise per /mundesite/ qe u japin miqve e tarafeve nuk jane gje tjeter vec se /kioskat/ moderne te Rames qe zevendesuan kioskat e Berishes dikur,me te cilat ai trumbetoi kapitalizmin pas diktatures,vetem se tani kane permasat e nje hoteli! Eshte turp e poshtersi qe t'a justifikosh nje gje te tille si investim strategjik dhe aq me keq akoma t'a konsiderosh si /zhvillim/ per Shqiperine.Cfare /strategjike/ ka ndertimi i nje hoteli dhe cfare zhvillimi i vjen Shqiperise nga nje /HAN/?! Investim strategjik duhej te ishte nje uzine,nje fabrike,nje hekurudhe,nje kombinat,nje aeroport,nje HEC,nje park eolik,jo nje han ku do te shkojne politikanet shoqeruar nga dashnoret ose eskortat per te kaluar fshehurazi grave, pushimet ne Korce. Do te vije nje dite qe dikujt do t'i rrokulliset koka per krijimin thjesht te ketij emertimi per te mbuluar korrupsionin e tarafeve dhe kesaj rradhe nuk do te kete me /Simon te Cirenese/ te mbaje kryqin per dike tjeter!
PërgjigjuKoment I shkelqyer. Ekzakt keshtu eshte.
Investim strategjik ky hoteli dhe jo shaka or teeeejjjjj
PërgjigjuMe ke tallen keta investim strategjik. Turizmi behet edhe me biznese te vogla familjare te haje i varfri nje cope buke, jo me te falur pronen e shtetit pergjithmone mafiozit. Nuk eshte e shtetit eshte e popullit more maskarenj qe po na pini gjakun.
PërgjigjuEshte investim strategjik per te miren tende or teeeejjjjj
po ca investimi strategjik jane HOTELET mor aman??? E tmerrshme se ku shkojne leket ... po pse nuk ben qeveria investitor strategjik ish pronaret qe nuk po marrin tokat e tyre me hektare...Pse mund na thone pse psh???? te gjithe keta qe quhen "investitore strategjike jane miqte e qeveritareve si Zoto e Mertiri por KUJDES se pas te tashmes vjen e ardhmja
PërgjigjuGamarllik strategjik... E kupton se Kina e ka gabim që nuk merret me turizëm kur shikon suksesin shqiptar që e ka zili bota
PërgjigjuPo si shpjegohet???? Do harxhojnë 18 milion €, dhe do marrin tokën falas???? Po le ta blejne se dhe sikur te jetë me 200€ m2 i bie 2 milion € Pra le ta quajne 20milion € investim! Por puna do jete se aksioneret i kam harxhuar ato 2 milion € për " kopetentët" dhe kan marr tokën falas I vetmi i humbur ketu ështe pasuria e përbashket e jona!!!
PërgjigjuSa kane paguar nen dore per te mare lejen....??
PërgjigjuBRAVO EDI ROMA FALJA TOKEN E SHQIPTRVE ÇDO BIZNESMENI QE TA LYP..... FALJA E MOS LE TOK SHTET.... FALJA QE TEKET VETEM TE PASUR DHE TE VARFER NE ALBANIRAM.... MOS TE KET SHTRES TE MESME..... PSE DYHET TA BLEJ KETE TOK OLIGARKU TEK QYTETARI I KORÇES! APO TE PASUROHET KORÇARI,SARANDJOTI, VLONJATI,LEZHJANI,SHKODRANI.... KUR OLIGARKU E MER FALAS....FALAS.
PërgjigjuNIKO PELESHI pronari gjith qarkut te korces
PërgjigjuO lesh pa lesh ndaje mendjen
Eshte Bode jo peleshi. Bodja eshte pas ketij
Ku Gerian Kuke nuk ishte ne SPAK dje?
PërgjigjuNuk I kontrollon kush...nuk justifikojne te ardhurat, leket e pista e me fajde jua cojne me canta...bankat u japin kredi e pastaj justifikohen ne nje fare mase...ndaj Shqiperia eshte ne listen gri te pastrami te parase.
Shok i ngushte me Arben Ahmetaj. Kurse Shtufi bashke me kunatin kane marre lejen per kullen 100 milione euroshe nga Lali.
Investimi strategjik ne turizem nuk ka kurrfare kuptimi...investim strategjik zbatohet per vepra te medha ne teknologji si p.sh. perdorimi i energjise se rinovuershme, ne sektore qe garantojne epersi ne tregje, investime ne industri te rende etj...Te japesh 10 mije m toke eshte nje levizje strategjike per perfituesin a kesaj toke por jo per qytetaret ne pergjithesi...investimet strategjike duhet te plotesojne kushtin a te qenurit nje e mire qe e perfitojne te gjithe qytetaret e nje vendi apo rajoni... Te lutem boll me investime strategjike per nje grusht njerezish.
PërgjigjuDje doli lajm se qeveria e Vucicit ka marrë kredi 1.3 miliard € për investime strategjike në rajonin e ”balkanit ”të hapur” ! Akuptoni o gomer se ju është katandisur Shqipëria….???
PërgjigjuKu ne p e motres tende e lexove kete lajm…???
Investitor strategjik nuk është askush tjeter përveq kompanive serboruse dhe greke…!
PërgjigjuPO RIKA PO....