Ish-deputeti i PD-së Eno Bozdo

Qeveria jep 4 mijë lekë për punonjës, reagon Bozdo: Janë vetëm 1.5 mln euro, nuk është paketë e tretë por tallje

4 Nëntor 2020, 20:14| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 20:19

  • Share

TIRANË- Pas vendimit të qeverisë për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme prodhuese me 4 mijë lekë për çdo punonjës për 2 muaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, ish/zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Eno Bozdo, duke e cilësuar këtë ndihmë si tallja e tretë me biznesin.

"Qeveria po përpiqet të na mbushë mendjen se, në emër të përballimit të pandemisë Covid 19, ka vënë në dispozicion një paketë të tretë ndihme për biznesin. Në fakt, është tallja e tretë me biznesin, pas dy paketave të para qesharake, që e klasifikuan qeverinë shqiptare si qeveria e fundit ne Evropë dhe ndër të fundit në botë, përsa i përket ndihmës reale për ekonominë", shkruan Bozdo.

Bozdo thotë se qeveria ka dhënë vetëm 1.5 milionë euro për këtë paketë, dhe se 20 mijë lekë (të vjetra) në muaj për punëtor janë më pak se shpenzimet ditore për maska dhe dizifektues. Ish deputeti i PD-së kundërshton edhe faktin që kjo ndihmë po jepet vetëm për ndërmarrjet prodhuese dhe jo për të gjithë.

"Por tallja nuk mbaron këtu: këtë ndihmë nuk e marrin të gjitha ndërmarrjet! Këtë ndihmë e marrin vetëm ndërmarrjet prodhuese, dhe vetëm ato ndërmarrje që kanë 10 deri në 50 punëtorë. A thua se ndërmarrjet e tjera, si ato te shërbimeve apo ato që kanë më shumë punëtorë p.sh., nuk kanë pasur asnjë shpenzim dhe nuk kanë nevojë për ndihmë nga qeveria!", vijon më tej reagimi ish/zëvendësministrit të Financave.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?