Qeveria jep 'ok' për rinisjen e kampionatit, FSHF: S'ka asnjë shkresë zyrtare! Mjeku: 1 tampon duhej, ja ç'ndodh nëse 1 futbollist del pozitiv

28 Maj 2020, 11:13| Përditesimi: 28 Maj 2020, 11:59

  • Share

15 ditë pas vendimit të FSHF-së me klubet e Superligës për rinisjen e kampionatit më 3 qershor ka ardhur konfirmimi i parë nga ana e qeverisë. Kryeministri Rama të mërkurën deklaroi se aktivitet sportive dhe kulturore mund të zhvillohen, por pa praninë e tifozëve. Report TV u interesua në FSHF, nëse kishte një dokument zyrtar për rinsijen, por nga ky institucion u tha që jo, por për momentin do i përmbahen deklaratave të kryeministrit në facebook. Për këtë çështje Report TV intervistoi mjekun Mel Ostreni, i cili ka qenë në grupin e punës së eskpertëve që FSHF zgjodhi në takimet me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Unë them, jam i bindur, që me datë 3 qershor kampionati i Superligës do të fillojë,”-deklaron fillimisht mjeku.

Ostreni, mjek sportive në klubin e Kukësit, i pyetur nëse janë rritur shpenzimet për zbatimin e protokollit të masave përgjigjet:

“E kushtueshme është. E kushtueshme është por megjithatë unë nuk e di si i kanë financat klubet e tjera por Tirana, Partizani dhe Kukësi i kanë të gjitha mundësitë për t’i bërë. Edhe Luftëtari ishte në të njëjtën kuotë me klubet kryesore edhe pse është në vendet e fundit.”

Superliga është nga ata shumë pak kampionate që do të nisin pa bërë asnjë tampon.

“Unë isha i mendimit që një tampon duhej bërë.”

Po në rast se një futbollist rezulton pozitiv, a do të ndërpritet kampionati?

“Në bazë të rregullores do izolohet vetëm ai, por do kontrrollohen edhe lojtarët e tjerë. Në këtë rast të gjithë lojtarët do ti nënshtrohen një tampon provë.”

Pra kampionati nuk ndërpritet?

“Ma do mendja që jo, në bazë të rregullave që janë deri tani. Pastaj e ka në dorë qeveria që të vendosë një gjë të tillë.”

Më tej Ostreni i pyetur nëse futbollistët rrezikojnë dëmtime kur të kthehen në fushë përgjigjet:

“Përgatitja e vogël bashkë me ndeshjet që janë të ngjeshura bëhen shkak për krijimin e situatave të pakëndshme te lojtarët. Kështu që trauma do të ketë.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?