Qeveria kalon për konsultim publik projektligjin për ndryshime ligjore në ligjin për mediat audiovizive

19 Shtator 2022, 17:23| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 17:27

  • Share

Qeveria ka kaluar për konsultim publik projektligjin për ndryshimet ligjore në ligjin për mediat audiovizive.

Ky projektligj ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë (on demand service).

‘Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon transpozimin e Direktivës (BE) 2018/1808, që ndryshon direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 “Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë” (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë). 

Ky projektligj, ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike,  përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë (on demand service). Në të gjejnë vend, trajtimi i koncepteve të reja si bashkërregullimi, vetërregullimi dhe edukimi mediatik. 

Po ashtu, përmes ndryshimeve propozohet rishikimi i detyrimeve të mbartjes (must carry rules), në linjë me Direktivën 2018/1972 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 dhjetor 2018, mbi krijimin e Kodit të Komunikimit Elektronik Evropian. 

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.’- thuhet në njoftim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?