Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për 'të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë'.
Me miratimin e projektligjit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë.
Haxhiu kujtoi se duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, tha Haxhiu.