Elisa Spiropali

Qeveria: Kushtetuesja së shpejti funksionale, ndarje nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë

11 Nëntor 2019, 18:41| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 18:49

  • Share

TIRANE-Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas emërimit të dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese duke deklaruar se ky institucion do të jetë gati së shpejti, ndërsa ka sulmuar edhe PD-në dhe Presidentin, pasi akuzojnë se u veprua në shkelje të procedurës. 

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie.

Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qendruar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.

Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë jetësimit të kësaj superstrukture të drejtësisë së re” shkruan ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?