Dorjan Teliti

Lejohet hapja e kazinove, PD: Si çdo premtim i Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës e interesave të oligarkëve

9 Shtator 2020, 20:40| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 20:46

  • Share

Pas vendimit të hapjes së kazinove nga ana e qeverisë, ka ardhur reagimi i PD-së ku thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të ndihmojë bizneset që po falimentojnë por të përfitojë bashkë me oligarkët.

 Ish-deputeti i PD-së Dorjan Teliti thekson se çdo vendim është në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista. Përmes deklaratës shton se edhe pse BE e ka futur vendin në listën gri të pastrimi të parave të pista,  Rama po rikthen kazinotë në zemër të vendit duke mos mbajtur asnjë premtim të dhënë.

"Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: ...kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR. Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës. Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore. Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët. Koha t'i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike", shkruan Teliti.

Komento

Komente

  • PRIFTI DORJAN: 10/09/2020 09:18

    Ky dorjan paytor teliti në shkoll të mesme ngrli kam qën me të në shkoll. E ky kastravec i hidhur na u bo zheni në kohën e demokracis rëmpall të kryekriminelit salmut. O pik e zez çi ka gjet Shqiptarët që me tipa të till të pastorit dorjan kastravecit të dalin e të të japi men ky " DEBIL" I ler me emrin barkderri dorjan hajvan.

    Përgjigju
  • Bobi: 10/09/2020 09:05

    o Teli, o gje e trashe qe trurin tallash fare e ke

    Përgjigju
  • robi: 10/09/2020 05:38

    Sic e shihni Famulltari i dioqezes se shqupit Prifti pastor imzot Dorjan Telit barkderri ka filluar te behet i gjalle, nga gabelt e Ni tulles ne Durres tek kazinoja ne Tirane. Do nje vend ne liste hunderri por imazhin ne publik e ka shume poshte bile sa Klevis krrici i faros qe eshte rrugac.

    Përgjigju
  • shqip: 10/09/2020 00:24

    Sa deshten me ja marre bisnesin atij Martinajt. E rrasen ne burg, mbyllen lojrat tani i hapin me rregulla gjoja. Bravo RAMA paske qene bisnesmen e shkuar bisnesmeni .

    Përgjigju
  • vjosa: 09/09/2020 23:54

    O EDI RAMA MOS NA I HAP KAZINOTE,,MJAFT JANE ATO QE JANE ,,,SE DO NA LEJNE RROGEN NE BIXHOZ BURRAT....AMAN MOS I HAP.....

    Përgjigju
  • Opa: 09/09/2020 23:02

    doli dhe teli, vegla e lylit. Teli, o koktul, qe ne shkolle te mesme trutallash ke ngel

    Përgjigju
  • O tej: 09/09/2020 22:05

    Ky si psikopat me duket

    Përgjigju
    • Europ: 10/09/2020 06:59

      Keni Ngelur tek shprehja oligarket o te kulluarit e P.D.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?