Qeveria projektligj për ‘Albcontrol’, emërtim dhe strukturë e re! Ent publik jo buxhetor në varësi të ministrit

6 Mars, 22:45| Përditesimi: 6 Mars, 22:54

  • Share

Qeveria ka miratuar dhe do të depozitojë në Kuvend një projektligj për Albcontrol, një emërtim i ri që do të zëvendësojë shoqërinë aksionere “ALBCONTROL”, sh.a, e cila prishet sipas draftit të qeverisë pa kaluar në likuidim. Ligji parashikon që të gjitha të drejtat, detyrimet dhe pasuritë e shoqërisë “ALBCONTROL”, sh.a., i transferohen Albcontrol-it. Nuk dihet nëse ky ligj ka lidhje me bllokimin e llogarive të “ALBCONTROL”, sh.a, dhe nëse synohet me emërimin si subjekt të ri shmangia e këtij bllokimi.

Ligji do të titullohet “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimi ajror Albcontrol” dhe ka si objekt përcaktimin e formës së organizimit, të rregullave të funksionimit dhe të administrimit të këtij institucioni si dhe të shërbimeve që ofron.  Sipas këtij ligji Albcontrol-i do të jetë një ent publik, jobuxhetor, veprimtaria e të cilit përbën shërbim publik dhe kryhet nën mbikëqyrjen e ministrit përgjegjës për çështjet e transportit ajror, në rastin aktual Ministria e Infrastrukturës. Ligji parashikon që Albcontrol të gëzojë pavarësi drejtuese, administrative, teknike dhe financiare.

Shërbimet e ofruara

Shërbimet që do të ofrojë Albcontrol-i janë:  Menaxhimin e trafikut ajror; Shërbimet e komunikimit, të lundrimit dhe mbikëqyrjes; Shërbimet e informacionit aeronautik; Shërbimet meteorologjike për lundrimin ajror; Shërbimet e hartimit të procedurave të fluturimit.

Organet drejtuese

Sipas projektligjit të miratuar në qeveri Albcontrol do të ketë si  organe drejtuese Këshillin Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm. Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i Albcontrol-it dhe përbëhet nga 5 anëtarë, të ciëlt emërohen nga ministri, sipas një procedure përzgjedhjeje të bazuar në parimin e transparencës e të meritokracisë.

Sa i përket kompetencave të Këshillit Drejtues mund të përmenden si më të rëndësishme:  Miraton drejtimet kryesore të veprimtarisë së Albcontrol-it; Miraton statutin e Albcontrol-it dhe rregulloren e brendshme; Mbikëqyr administrimin dhe veprimtarinë e Albcontrol-it; Miraton numrin e punonjësve të Albcontrol-it dhe nivelin e pagave e të shpërblimeve; Miraton programin ekonomik vjetor dhe e paraqet për aprovim te ministri; Propozon te ministri kandidaturën për drejtor të Përgjithshëm i   Albcontrol-it.  Drejtori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe përfaqësuesi i Albcontrol-it. Ai emërohet nga ministri, sipas një procedure përzgjedhjeje të bazuar në parimin e transparencës e të meritokracisë.

Burimet e financimit

Albcontrol-i nuk është subjekt fitimprurës dhe burimet e financimit të tij sipas draftit janë  fondet e përfituara nga tarifat e ofrimit të shërbimeve të lundrimit ajror në rrugëkalim (en-route) dhe nga tarifat e ofrimit të shërbimeve të lundrimit ajror në aerodrome, për nisjen dhe mbërritjen e fluturimeve; fonde të buxhetit të shtetit, në raste të jashtëzakonshme dhe kur veprimtaria e Albcontrol-it cenohet nga shkaqe të pavarura prej tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?