Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për menaxhimin e ujërave të zeza nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike.
Sipas këtij akti normativ të publikuar në Fletore Zyrtare më 5 janar 2024 të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pranë zonave bregdetare, liqeneve apo lumenjve, duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza brenda 3 muajve të ardhshëm.
“Subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të këtij akti normativ, në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve (në vijim subjektet) kanë detyrimin që, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, vendosin impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, sipas rregullores teknike, të miratuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për infrastrukturën dhe të ministrit përgjegjës për mjedisin”- thuhet në dokumentin e publikuar në fletoren zyrtare.
Nuk do të ketë më as gropa septike
Subjektet pranë zonave bregdetare apo liqeneve dhe kanë shkarkuar ujërat e ndotura në gropat skeptike duhet të marrin masa për të instaluar impiant me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura.
Po kështu të gjitha objektet që janë duke u zhvilluar ose ndërtuar në këto zona kanë detyrimin të bëjnë vendosjen e impiantit përpara marrjes së certifikatës së përdorimit.
Detyrimin për të vendosur impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura sipas rregullave teknike e kanë edhe zhvilluesit e fshatrave turistike, sipas lejes së ndërtimit
Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij akti normativ është ngritur një task forcë për një periudhë një vjeçare dhe mandati i saj mund të zgjatet me urdhër nga kryeministri Edi Rama.
Bizneset të cilat nuk zbatojnë ligjin, do të ndëshkohen me gjobë deri në heqjen e licencës. Ndërsa atyre që janë në proces ndërtimi, do t’u refuzohet leja.
Subjektet të cilat kapen me shkelje, do të gjobiten me një gjobë që mund të variojë nga 15 mijë euro në 26 mijë euro.
Subjektet e kategorisë I: Gjobë nga 1 500 000 lekë deri në 1 850 000 lekë
Kontrolli në terren dhe raporti në tetor
Task Forcë do të kontrollojë në terren nëse është vendosur impianti apo sistemi individual i trajtimit të ujërave të ndotura. Apo nëse është zëvendësuar gropa septike me impiant.
Pas masës administrative u lë afat 60 ditë subjekteve përkatëse për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Nëse nuk plotësohen standardet atëherë dënon me gjobë, me vlerë dyfishin e masës së vendosur ndaj subjektit përkatës herën e pare sqarohet më tej në këtë akt normative
Task Forcë do të krijojë një database me të dhënat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe shkarkojnë ujëra të ndotura të trajtuara dhe të patrajtuara pranë ose në ujërat larëse;
Me përfundimin e sezonit turistik, në fund të muajit tetor Task Force përgatit një raport për subjektet, për të cilat është marrë masa administrative dhe propozon heqjen e licencës, të lejes ose të autorizimit për kryerjen e veprimtarisë ekonomike pë rata që nuk kanë plotësuar standardet edhe pas vendosjes së masave administrative
Fshatrat turistikë
Në rastet e fshatrave turistikë apo komplekseve turistike zhvilluesi/ ndërtuesi brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, përcjell pranë Task-Forcës planin e masave për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Plani i masave nuk duhet të kalojë afatin 90 ditor, të vendosur në këtë akt normative
Nëse zhvilluesi I fshatit turistik nuk plotëson standardin e trajtimit të ujrave të ndotura atëherë në aktin normative parashikohet dhe përjashtimi I tij nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 vjet
“Task-Forca, pas vendosjes së masës administrative ndaj zhvilluesit, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij akti normativ, i propozon institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e procedurës për përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 (pesë) vjet, sipas parashikimeve në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar” thuhet në pikën 4 të nenit 9 të këtij akti normativ
Struktura e Task Forcë miratohet nga Rama
Task-Forcë do të jetë në varësi të titullarit të Agjencisë Kombëtare të UjësjellësKanalizimeve (në vijim AKUK). Struktura organizative dhe rregullorja e funksionimit do të miratohet me urdhër të Kryeministrit si dhe funksionimi i saj do të përballohet nga buxheti i shteti. Për kryerjen e funksionit në rast nevoje mund të mbështetet edhe nga policia e shtetit
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e aktit normativ, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Ministria e Brendshme miratojnë rregullat teknike.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Tek shkembi i kavajes ne afersi te Besanit eshte puseta e UKD mbi rere qe derdh ujrat e zeza ne det. Ne kete rast gjobitet Ujesjellesi i Durresit? Po ne rastet kur fikin pompat ata te UKD dhe fekalet dalin permbi shetitore perpara Bleartit apo prapa Restorant Gertit kush do marre masat e duhura?
PërgjigjuFillojeni zbatimin e ketij ligji nga Lana.
PërgjigjuE DI QEVERIA QE DUHEN DEBORATORE,,OOR NUK E CAN KOKEN ,,SE I VJEDHIN PARATE ME BEQEN DHE KRIFCEN...
PërgjigjuShpejt u kujtuat e kemi mbushur detin plot me m** dhe me sh*** ne ketej nga Plazhi Ri ne Vlore
PërgjigjuDo zbatohet pikë për pikë si ligji anti-duhan!
PërgjigjuHaahhahaahahahahahahahah, je i madh, çudia më e madhe 3 ditë zgjat.