Ermal Pacaj

Politikë

Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj pritet të jetë kandidat për deputet në listën e mbyllur të PS-së në Lezhë

6 Mars, 13:50| Përditesimi: 6 Mars, 13:55

  • Share

LEZHE- Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj. Emërimi i tij vjen pas 5 viteve punë si Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë. Burimet bëjnë me dije se ai pritet të kandidojë për deputet si pjesë e listës së mbyllur të PS-së në Lezhë, informon gazetarja Esiona Konomi. 

Karriera e tij politike e ka nisur vite më parë si kryetar i FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) në Lezhë, 2014,  për të vijuar më pas dhe drejtor në portin e Shëngjinit në vitin 2017 e për 5 vitet e fundit ka qenë krahu i djathë i kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.

Prej vitesh Pacaj ka qenë dhe vijon të jetë pjesë aktive e fushatave elektorale në Lezhë për të fituar Partia Socialiste në këtë qark. Në faqen e tij të facebook janë publikuar mjaf foto nga këto aktivitete politike.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjgkgkkg: 06/03/2025 13:58

    Ose kandidat per ne spak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?