Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare.
Nga detyra janë liruar zëvendësministrat Ilva Gjuzi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko në Ministrinë e Brendshme.
Të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Kuko fitoi mandatin e deputetes për qarkun e Korçës, Gjuzi për qarkun Tiranë dhe Ceno Klosi fitoi mandatin e deputetit për qarkun e Fierit.
Ndërkohë, Qeveria e re pritet që të prezantohet më 11 shator.
Vendimi i plotë:
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
'Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Komente
