Qeveria malazeze shpall 3 ditë zie! Tragjedia me 10 viktima pas konfliktit për qiranë, telefonata e fundit e autorit: Të vrava familjen

13 Gusht 2022, 07:51| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 14:11

  • Share

Një konflikt për qiranë e banesës shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur mbrëmjen e së premtes në Malin e Zi. Për këtë ngjarje të rëndë, qeveria malezeze ka shpallur tre ditë zie. Autori 34-vjeçar, Vuko Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pas ngjarjes telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”. Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun.  Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Përveç nënës që ishte qiramarrëse në shtëpinë e tij, plagosi edhe katër persona të tjerë dhe policin Ljubisha Maksimoviq. Ndonëse ishte i rrethuar nga policia, autori nuk pranonte të dorëzohej. Sipas mediave malazeze, ndërhyri një prej fqinjëve i cili nga mediat e huaja është identifikuar si Nenad Neno Kaluđerović i cili e qëlloi me 5 plumba duke i shkaktuar vdekjen. në rrjete sociale është duke qarkulluar një foto e heroit që ndërhyri në këtë masakër por ky i fundit ende nuk është identifikuar nga policia për të dhënë dëshminë e tij. Trupi i 34-vjeçarit është dërguar për autopsi ndërsa nuk dihet ende përse kreu masakrën pasditen e së premtes.

Ora 13:52
Masakra në Mal të Zi/ Autori u ekzekutua me 5 plumba


Autori i masakrës në Mal  të Zi Vuko Boriloviç u godit nga të paktën pesë plumba sipas rezultateve paraprake të autopsisë.

Sipas “Vijesti”, nga autopsia rezulton se ka pasur të paktën pesë plagë në trup, ndërsa ekspertët balistikë dhe patologët do të vlerësojnë se me cilat armë është qëlluar Boriloviç dhe cilat plagë kanë qenë fatale.

Po ashtu, mësohet se Boriloviçi kishte leje për armën e gjahut  me të cilën kreu masakrën, ku humbën jetën 10 persona, mes tyre dhe 2 fëmijë.

Ora 12:30
Tragjedia në Mal të Zi/ Autori 34-vjeçar kreu masakrën për një borxh që i kishte fqinji

1660386862_AUTORI.jpg

Një borxh që i kishte fqinja 34-vjeçarit Vuko Boriloviç, autorit të masakrës në Mal të Zi, ku vrau me armë 10 persona mendohet të ketë qenë shkaku që e shtyu autorin drejt kryerjes së aktit të rëndë.

Bazuar në deklaratën e një të afërmve të njërës së viktimave të sulmit, thuhet se autori nuk shkonte mirë me fqinjët dhe ka pasur konflikte.

“Të gjithë jemi ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte shkaku i kësaj masakre të tmerrshme. Nuk ishte mirë me fqinjët, i vrau, por gruaja dhe fëmijët e tij të pafajshëm”, kjo është deklarata e një të afërmi të njërës prej viktimave , raporton "Kurir".

 

Ora 09:55
Eliminoi ‘demonin e krisur’ në Mal të Zi që vrau 10 persona! Kush është fqinji hero që ekzekutoi autorin e masakrës (FOTO)

1660377304_Screenshot9.jpg

Personi që shihni në foto është Nenad Neno Kaluđerović, qytetari hero në Mal të Zi i cili eliminoi ‘demonin kaotik’ Vuk Boriloviq që vrau 10 persona dhe plagosi 6 prej tyre.

Boriloviq, qëlloi pa ‘iu dridhur qerpiku’ 10 persona pas një konflikti për qiranë e banesës. Imazhe të shumta të Nenad Neno Kaludervoic po qarkullojnë në rrjete sociale pasi pretendohet, sipas mediave malazeze, se ky i fundit ‘pastroi rrugët nga demoni’. Ende nuk dihet nëse Kaludervoic është kapur nga autoritetet për të dhënë dëshminë e tij mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet se ky i fundit ka qenë një ndër fqinjët e tij dhe ka reaguar menjëherë duke e vrarë sapo ka parë që 34-vjeçari doli jashtë kontrollit duke vrarë një familje të tërë dhe çfarë t’i dilte përpara.

Komento

Komente

  • miço: 13/08/2022 10:57

    Ky zoteria para prokurorit te Republikes nuk e ka marre persiper vrasjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?