Qeveria mbyll marrëveshjen me pronarët për ndërtimin e spitalit të Fierit, Kuvendi kalon Aktin Normativ për shpronësimet, objekti u premtua nga Erdogan 

25 Janar 2021, 16:08| Përditesimi: 25 Janar 2021, 18:31

  • Share

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot aktin normativ të qeverisë për shpronësimin me shpejtësi të pronarëve të tokave, ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit. Nisma autorizon Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin të negociojë me pronarët për çështjen e pronës ku do ndërtohet spitali modern. Kreu i kësaj agjencie, Erlis Hereni, ka nënshkruar ndërkohë marrëveshjet me pronarët për t’i shpronësuar, pasi akti normativ ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet, por që duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 45 ditëve, që të mos humbasë vlerën juridike. Bëhet fjalë për 50 mijë m2 sipërfaqe. 

I pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi se si mund të nisin punimet ende pa u shpronësuar pronarët, Hereni tha se procesi është i bazuar në ligj.

“Ndryshimet në legjislacionin për shpronësimin vitin e kaluar na kanë dhënë mundësinë që Agjencia të hyjë në negociata me subjektet që shpronësohen për interes publik, sa i takon vlerës së shpronësimit dhe afatit. Objekti i rëndësisë së veçantë siç është spitali i rajonit të Jugut të Fierit na detyrojnë ne të vinim në lëvizje qeverinë dhe të nisnim negociatat e me banorët. Janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku banorët kanë dhënë pëlqimin që të nisin punimet e menjëhershme në tokën e tyre për të përfunduar objektin, ndërsa Agjencia angazhohet për të kryer procedurat e shpronësimit sipas ligjit”, tha Hereni. 

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj tha në Komisionin e Ligjeve se procedura e shpronësimit do të mbyllet brenda 90 ditëve, ndërsa kostoja është dakordsuar me ministrinë e Drejtësisë dhe Financave. 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i premtoi në 7 janar 2021 më parë kryeministrit Edi Rama ndërtimin e spitalit brenda datës 25 prill 2021. Dy ditë më vonë, kryeministri Edi Rama piketoi një vend strategjik për ndërtimin e spitalit, ndërsa u kërkoi të nisnin menjëherë kontaktet me pronarët e tokës, për të nisur procedurat e shpronësimit. Disa ditë më vonë qeveria dërgoi një akt normativ në Kuvend, i cili u shqyrtuar dhe u miratuar sot nga komisionet parlamentare, duke i hapur rrugë miratimit përfundimtar në seancën e ardhshme parlamentare. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli: 25/01/2021 22:42

    Me sa leke i shpronesove mor legen kryeminister.....

    Përgjigju
  • her: 25/01/2021 20:24

    o ed rama e ke te kote, edhe sali maloku ditet e fundit donte te ndertonte aeroport, kur te vjen fundi te vjen ske ci ben, korrupsioni te mori me vete ty edhe Tiren e spitalit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?