Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

6 Tetor, 17:58| Përditesimi: 6 Tetor, 18:45

  • Share

‘Taksat’ nuk do të përdoren më si mjet mbështetje për bizneset. Qeveria në strategjinë e re të të ardhurave thotë se mbështetja dhe incentivat për sektorë prioritar nuk do të bëhet më përmes ndryshimeve fiskale apo normave të reduktuara tatimore, por me skema mbështetje duke u bazuar në kosto. 

Të gjitha përjashtimet tatimore të cilat pas një analize që do të kryhet brenda vitit 2027, do të rezultojnë të panevojshme, pa efekt ekonomik dhe që nuk kanë ndikuar pozitivisht në ekonomi do të hiqen. Fokusi në eliminimin e përjashtimeve tatimore do të jetë tek tatimi mbi fitimin, akciza dhe TVSH-ja.

Shqipëria shpesh është kritikuar nga ndërkombëtarët për përjashtimet tatimore, pasi krijohen hapësira për evazion fiskal, dhe për pasojë goditet buxheti i shtetit pasi nuk mblidhen të ardhurat.

Aktualisht vendi ka të përjashtuara bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë nga TVSH-ja si dhe nga tatimi mbi fitimin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Po ashtu ka norma të reduktuara tatimore në turizëm, bujqësi, industri apo ndërtim.

Po ashtu ka përjashtime nga TVSH-ja në import, norma të reduktuara nga akciza, apo taksat kombëtare, të cilat e bëjnë të pamundur mirëadministrimin fiskal thuhet në strategji.

Ministria e Financave thotë se vetëm favorizimi i bizneseve me xhiro deri në 10 milionë lekë për të mos paguar TVSH, apo deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim-fitim, ka bërë që me miliarda lekë ti mungojnë buxhetit të shtetit. 

Përmes këtyre argumenteve, në strategji propozohet një skemë tjetër taksimi për biznesin e vogël, bazuar mbi të ardhurat dhe duke ju njohur një përqindje shpenzimesh.

“Për bizneset e vogla është më oportune dizenjimi i një sistemi të thjeshtë tatimi mbi të ardhurat dhe shpenzimet e supozuara, duke përdorur një shkallë të pranueshme të tatimit për ta dhe njëkohësisht duke u lejuar zbritje të tjera, të cilat ulin më tej normën efektive të tatimit”, thuhet ndër të tjera në strategji. 

Në strategji thuhet se do të punohet për të pasur politikë fiskale disa-vjeçare duke eliminuar ndryshimet e shpeshta tatimore, në këtë mënyrë ofrohet siguri për bizneset në planet e tyre të investimit.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 07/10/2024 00:26

    Si ne çdo vend kapitalist, biznesi familjar dhe shtresa e mesme eshte per tu shtrydhur. Qeveria zbaton urdhrat e BE dhe FMN per te roberuar njerezit. Shtesa e larte nuk preket kurse e ulta ska mbet gje per shtrydhje. Rrofte antaresimi ne BE, me pasoja te renda ekonomike dhe me degradim moral me ligjet e tyre.

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 06/10/2024 20:14

    Eke gabim por e shkelu neni kushetutedhe traktati napoloni dhe ali pashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?