Qeveria miraton indeksimin e pensioneve në masën 13.5 %, ja se si do të llogariten

1 Gusht, 20:49| Përditesimi: 1 Gusht, 20:56

  • Share

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar indeksimi i pensioneve me indeksin 13.5 %,

Sipas VKM, indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Vendimi i plotë:

Përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen  e pensioneve.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të  ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:

a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;

b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZHURDULL KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 02/08/2024 11:58

    Sidoqoft Edi Rama ka bēr diçka pēr ne pensjonistēt. Nuk ēshtē Edi Rama si krimineli hajdut Sali Shqere Bajga. Me ngadal bēhen punēt e mira.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 01/08/2024 23:00

    A do ketë zvoglim të pensioneve ekzistues. Duket sikur ktheheni mbrapa për ti kufizuar.

    Përgjigju
    • Dekori: 02/08/2024 06:38

      Duket se ka fut hundet prap Erion Velia per te bere paçavuren e vitit 2015 per ta bere sa me te pa kuptueshme,asnje nga punonjesit e sigurimeve nuk e zbrthen kete lloji texti.Te na rroje dhimokracia. Siçduket ndonjeri qe del ne pension do rrise koefiçentet per vete,pasi hyrja ne fuqi per ata qe dalin 1 korrik 2024 trgon parapregatitjeitjen e ketij pseudo ligji.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?