Kryeministria

Qeveria miraton marrëveshjen për heqjen e vizave me Kazakistanin

14 Shtator 2022, 18:41| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 19:13

  • Share

Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë ka miratuar në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave me Kazakistanin. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

 1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.", shkruhet në vendim.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 14/09/2022 19:11

    Po shyqyr thuaj, se ngelem ne radhe perdite ne ambasaden e Kazakistanit, me keq se ne ate te SHBA, prit e s'ka e prit e s'ka per vize.

    Përgjigju
    • Angjelin: 20/11/2022 17:42

      A eshte e vertet kjo pasi do udhetojme me dt 9 dhjetor

    • Soni: 14/09/2022 19:54

      Ka shqiptare qe punojne atje, ndaj eshte me vlere. Edhe sikur te mos duhet, vlen per prestigjin e nje vendi. Edhe sikur 1 shqiptar i vetem te shkoje ne vit, do ndjehet me dinjitoz sesa nese do t'i duhet vize, apo jo?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?