Qeveria miraton pas 5 vitesh planin rregullues të Lezhës! Resorte në bregdet, zhbllokohen lejet e ndërtimit! Bashkia: Vjelim 600 mln lekë nga taksa e infrastrukturës

12 Shkurt, 16:55| Përditesimi: 12 Shkurt, 17:03

  • Share

Miratimi i planit rregullues nga Qeveria i ka hapur rruge lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Lezhës. Bashkia synon të mbledhë 600 milion lekë nga taksa e infrastrukturës gjatë vitit 2024.

“Duke pasur parasysh mundësinë e investimeve në turizëm, synojmë 600 milionë lek këtë vit, duke përfshirë taksën e pronës dhe atë të infrastrukturës, tha Dritan Boci, Drejtor i taksave ne bashki

Projektimi i të ardhurave është përcaktuar mbi bazen e kapaciteteve fiskale që ka Bashkia Lezhë, ndërsa ndikim pozitiv pritet të japë dhe implementimi i sistemit të ri të taksave.

“Ne kemi parashikuar mbledhjen e këtyre të ardhurave duke pasur parasysh sistemin e ri të taksave vendore”, tha Dritan Boci, Drejtor i taksave ne bashki

Interesi i investitoreve për ndërtime kryesisht në zonen turistike të Shëngjinit është mjaft i lartë, ku disa prej lejeve të ndërtimit per resorte e hotele  janë dhënë, e të tjera janë në proçes.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • altin: 13/02/2024 07:18

    e shkatarruat shengjinin me pallate mor pisa,,,aty ne shengjin duhej te kishte vetem hotele dhe resorte me 4-5 yje...ju vrafte zoti....c'do gjene vijen e 1 dhe te 2 duhet shembur...

    Përgjigju
  • Iris: 13/02/2024 01:58

    Jepini mos lini kusur,betonizoni sa me shpejt,sa me shume,kalojani dhe Tiranes e Durresit, se sundon ligji i /Maliq oligarkut/ e /Maliq investitorit strategjik/,jo i mbrojtjes se natyres e ambientit! Njerez lakmitare,te pangopur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?