Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin 2024. Ministri i i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i pyetur nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku nëse në projektbuxhet kanë lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër nuk e përjashtoi si mundësi. Ndërkaq shtoi se 1/3 e buxhetit do të shkojë për mbrojtje sociale.
Pyetje: Në projektbuxhet a keni lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër?
Përgjigje: Nevoja për financim dhe rifinancim të borxhit publik është. E rëndësishme është që borxhi publik projektohet të jetë rreth 60% në fund të vitit që është një kufi që nëse do vazhdojë të zbresë edhe më poshtë na çon ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta.
Pyetje: Sa koncesione do financohet në pr buxhetin e vitit 2024?
Përgjigje: Relacioni i buxhetit do të përmbajë një analizë të detajuar të të gjitha kontratave. Ne po punojmë edhe me BB dhe FMN që të hartojmë një listë dhe analizë të rreziqeve të paraqiten në këtë drejtim. Që të kemi ndryshime ligjore pë të pasur një strukturë më solide.
Pyetje: A keni caktuar fond në grupin e emergjencës për të pasur mbështetje ekstra për familjet në nevojë në rast se kemi rritje të inflacionit?
Përgjigje: Sa i përket mbrojtjes sociale 1/3 e buxhetit shkon për mbrojtje sociale... Besojmë që kemi një pjesë të financuar dhe të pasur në vëmendje nga buxheti.
Lajmi kryesor:
Qeveria miraton pr.buxhetin 2024, Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 paga mesatare 900 euro! Rritet fondi për bashkitë dhe ushtrinë
B.K//ReportTv.al