Mbledhja online e Këshillit Kombëtar të Punës

Qeveria miraton  rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë

16 Tetor 2020, 16:19| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:36

  • Share

Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Ajo u vendos në Këshillin Kombëtar të Punës në mbledhjen e sotme (16 tetor) nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në KKP vlerësoi, se Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar më tej kulturën e dialogut social.

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shëmbull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke thesuar,  se  legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social trepalesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës” - tha Denaj.

Rritja e pagës minimale ka qënë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e "Pagës së Denjë" për "Punë të Denjë", duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që  "përgjegjësia sociale" e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %,  tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”.

Diskutimet  më pas u përqendruan në informimin  nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga Qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid – 19, informimin  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe  informim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për masat e marra për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e ri shkollor.

Ministrja Denaj  gjatë kësaj mbledhjeje i kushtoi vëmendje  zbatimit të legjislacionit  të punës,  veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit. Lidhur më këtë një prezantim të detajuar  për anëtarët e KKP-së, dha Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Rritja e pagës minimale u premtua rreth një muaj më parë nga kryeministri Rama si pjesë e skemës së re sociale të qeverisë në ndihmë të qytetarëve. Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim shumë të madh në ekonominë shqiptare, ndaj kjo ndihmë është parashikuar për të lehtësuar sadopak këtë rënie të ekonomisë.

Ndërkohë pjesë e skemës së re sociale nga qeveria shqiptare ishte dhe rritja e pagave të mjekëve dhe të mësuesve e cila tashmë është realizuar. Për mjekët pagat rriten me 40 përqind ndërsa për mësuesit me 15 përqind dhe ky vendim do të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 16/10/2020 20:49

    Sidoqoft , vlen per tu falnderuar , deshira e qeverise per ngritien e rrogave te punetoreve , nga muai janar i vitit qe vjen , me shumen 3000lek ne muaj . Por problemi eshte se per c'aresye u la kaq von kjo deshire , a nuk mund te ngriheshin rrogat para 3 apo 4 vjetesh , por pikerisht tani. 3 muaj para zgjedjieve . Megjithate jeni te nderuar edhe per kaq , sepse mund te mos i merrnit fare ne konsiderat . Po per 650 mije pensionist qe aktualisht kane nje pension qesharak prej mesatarisht 12000 lek ne muaj , a s'ju shkoi ne mend , apo prisni , se sa do mbeten mga pandemia ?. Po per familiet ne nevoje , si mund te mos i llogaritni , sikur te mos ishin gjall . Pensionistet nukse i paguani ju per bamiresi , ata kan dhene kontributin e tyre , me nga , mesatarisht 35 vjet pune . Eshte mekat te percmoni kete brez pensionistesh qe kane vuajtur shume . Sidoqoft c'do njeri --ketu dhe pensionistet -- i bejne keq vet-vetes kur punojne --pa e vrar mendien -- per tjeterin . A-ja e filozofise se njeriut eshte , kujdesi ndaj vet-vetes . Ne si duket , jemi altruist , harxhojme gjithe energjit per te tjeret , dhe nese na mbetet ne fund , pak energji , ju pergjerohemi qeveritareve per pak meshire ; pamvaresisht se ekonomia qe levrojne e pasurohen ata , eshte djersa jone --e popullit-- .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?