Politikë

VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos e Roskovec! Ardi Veliu emërohet zv. ministër i MIE! Trajtim financiar vullnetarëve

10 Nëntor 2021, 10:05| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 12:59

  • Share

Shpronësimet e banorëve që preken nga projektet infrastrukturore të qeverisë në Vlorë, Patos dhe Roskovec, trajtimi financiar i vullnetarizmit për të nxitur vullnetarët në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe miratimi i planit të veprimit anti-trafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar janë disa nga vendimet e qeverisë ditën e sotme.

Vendimet prekin 4 dikastere, ku një rëndësi iu kushtua edhe studentëve ekselentë brenda dhe jashtë vendit, që do të merren nga qeveria për të kontribuuar me projekte dhe idetë e tyre përmes një kontrate 1-vjeçare.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe emërimi i Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit,  si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

E pra që mori fjalën e saj ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ku tha se qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës konkretisht në Vlorë, Patos dhe Roskovec.

“Qeveria kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, tha Balluku.

Balluku foli edhe për reformën e thellë që do të prekin ujësjellësit për të ofruar shërbime sa më cilësore. Kjo reformë do të zgjasë 12 muaj dhe ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.

 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. Fondet e i investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknik të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnin pas punës dhe shumës të madhe të investuar. Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilin bashki’, tha Balluku.

 

Ora 10:40
Miratohet plani i veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minisrave, Qeveria mirato planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

“Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strartegjisë kundër krimit të organizuar. Plani përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore. Qasja është shumëdimesionale, që nis nga parandalimi i fenomenit te rehabilitimi i personave. Është pjesë e një strategjie 4 vjecare, është përgatitur nga institucionet shqiptare dhe partnerët tanë që na ndihmojnë në këtë fushë.” u shpreh ministri Çuçi pas mbledhjes.

Ora 10:25
'Gati për Shqipërinë', përzgjidhen pjesa e parë e studentëve ekslentë brenda dhe jashtë Shqipërisë! Kontrata 1-vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore

 

"Gati për Shqipërinë", nisma e marrë nga qeveria, ka përzgjedhur pjesën e parë të studentëve ekslentë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.

"Nisma 'Gati për Shqipërinë' ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t'i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma 'Gati për Shqipërinë'", tha ajo.

Ora 10:10
U dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

1589889335_veliaj1.jpg

Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit, është emëruar sot si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Veliu dhe dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post. Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama, Veliu shkruante se arsyeja ishte nevoja për t'ju përkushtuar më shumë familjes. Megjithatë duket se 'pushimet' nuk zgjatën shumë për ish-kreun e Policisë së shtetit, i cili u rikthye në një pozicion të rëndësishëm vetëm pas 1 muaji.

 

Ora 10:09
Vendimi i Këshillit të Ministrave, vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen

 

Përmes një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, të bërë të ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vendoset se të gjithë ata që marrin pjesë në mënyrë vullnetare në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore do të marrin trajfim financiar.

"Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze", tha ministri Peleshi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi ushtari: 10/11/2021 23:13

    Turp te kesh o Edi Rama Pak kuadro dhe intelektual ka Shqiperia o kryeminister i deshtuar Pak njerez intelektual e te shkolluar ne per bote ka o njeri i kapur Turp more maskara qe nuk e do te miren e ketij vendi

    Përgjigju
  • Nikollaq: 10/11/2021 14:10

    Pasi punes te shkelqyer ne policin e shtetit, tani i vendos per te shkelqyer edhe punen ne ministrin . Ironi per ate qe nuk e kupton

    Përgjigju
  • locoenelecoco: 10/11/2021 11:53

    Mbase meson te shkruaje tani qe u emerua zv. Minister!!!

    Përgjigju
  • adri: 10/11/2021 11:22

    Po familjen e harroi ky, apo aq i kishte angazhimet!

    Përgjigju
  • Aldi: 10/11/2021 10:51

    Cfare lidhje Ardi Veliu me energiine dhe infrastrukturen? Apo shperblehet se degjeneroi policine e shtetit duke e mbushur me horra dhe trafikante. Mbasi kanabizoi Haki Cako shqiperine e shperblyet tek emergjencat civile, kete kllounin e fatmir xhafes te energjia. Turp

    Përgjigju
  • Ilir: 10/11/2021 10:46

    Ky ishte hajvan per policine, jo me ke infrastruktura.

    Përgjigju
  • Une: 10/11/2021 10:42

    O Pelesh vullnetaret po i pagove nuk jane me vullnetare por punetore.

    Përgjigju
  • Tutu: 10/11/2021 10:23

    Hajduteve u gjendet gjithmone strehe ne qeverite e Edi Rames… !!

    Përgjigju
  • Marion Mitro: 10/11/2021 10:21

    Turp i madh qe nje i deshtuar dhe i lidhur me krimin ne Vlore te emerohet zv minister...

    Përgjigju
    • @toni: 10/11/2021 21:44

      Po ku e ke rrugeve te Vlores se po na ben per te qeshur hahahahaha Marion trimi hahahaha degjo se nuk kam gje me ate ish polic po mos dil ketu ta mbrosh se eshte turp. Lere te vazhdoje rrugen pa kthim qe ka nisur dhe mos i rri shume prane nese nuk je i implikuar edhe ti. Boll u mbure se keni mbushur poturet.

    • Juli: 10/11/2021 17:24

      O toni .@ po nuk ka pas gje se po te kishte do kish ike me kohe po cfare ti besh e ngatruan me plerat dhe per tu per te famshem sokol bixhga e te tjere kapen grupin gjasme te famshem qe nga prekuroret e ardjan cipa po mos u merni me shkruajt se eshte turp se llafazanet meren me fjale

    • Toni: 10/11/2021 17:14

      Po larte e poshte e keni per dite rugve te vlores po te kish frik nuk dilte po mos keni ju se bridhni me makina te blinduara po mos shkruani me se ju qe shkruani u ka bere shume ndere ato biznese qe keni nga i keni po mos e trashni

    • Toni: 10/11/2021 16:42

      O mbeturina po qe per frik e dini mire se sa ka po mos u merni me emra se po u hap thesi do veni ne te semes te gjithe e dine mire ata qe shkruajne rini rehat e shikoni punen se u ka hece

    • @toni: 10/11/2021 15:11

      edhe une bashkohem me ty, nuk duhet te perdore emra kriminelesh si psh Marion Mitro sepse ai me mire se te shkruaj, di te paguaje dhe te vendose mina me telekomande por qe nuk i shkrepin. Meqe ra fjala vazhdon te fshihet si miu Marioni apo nuk del fare nga shtepia? Ky qe la vendosur emrin e felliqur te Marionit e ka nje arsye: Kur Marion kellira la qene polic bashkiak, kete Veliun e ka patur drejtor. Tani shkruaj ndonje kercemim tjeter o kandidati per babice.

    • Toni: 10/11/2021 12:54

      O kelysha mos zini me emra duke shkruajt se dime me teper te shkruajme per ju mos vazhdoni se e keni mbush kupen pa e dim cfare trima jeni qe shkruani ne emer te tjetrit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?