Politikë

Qeveria miraton vendimin/ 800 milionë lekë për qiranë e familjeve të prekura nga tërmeti

6 Tetor 2021, 21:36| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 21:45

  • Share

TIRANË- Qeveria ka miratuar ditën e sotme një fond shtesë prej 800 milionë lekësh me qëllim subvencionimin e qirasë për të gjitha ata familje që kanë mbetur të pastrehuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. 

Një ndër fokuset e programit së Qeverisë 'Rama 3' do jetë rindërtimi, ndërkohë që synimi i kryeministrit është që në pranverën e 2022 të jetë zhdukur çdo gjurmë e tërmetit.  Kujtojme që edhe ënë mbledhjen e dytë të Këshillit të Ministrave, qeveria i kaloi Fondit Shqiptar të Zhvillimit3 miliardë lekë për rindërtimin.

Më 15 shtator, kryeministri Edi Rama prezantoi programin qeverisës, ku pikat kryesore për rindërtimin ishin:

-4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

-13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.

-12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.

-28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.

-Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.

-Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

 

Vendimi

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?