Policia e Shtetit

Politikë

Qeveria miraton VKM-në për uniformat e polcisë: Dëmshpërblim deri në 1 milion lekë për çdo sulm ndaj banesave të efektivëve

17 Prill, 20:47| Përditesimi: 17 Prill, 20:50

  • Share

Një vendim i ri i Këshillit të Ministrave është miratuar për kompensimin e menjëhershëm financiar për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilëve u dëmtohet prona si pasojë e detyrës. Sipas VKM-së nëse shtëpia e një polici sulmohet me armë, eksploziv apo shkatërrohet gjatë një operacioni, shteti mund t’i ofrojë deri në 1 milonë lekë të reja.

Dëmshpërblimi do të aplikohet nëse dëmi lidhet direkt me detyrën dhe ka kaluar për ndjekje penale në prokurori.

Nga ana tjetër për të përfituar këtë ndihmë, polici duhet të jetë i rregullt në raport me kërkesat ligjore. Duhet provuar që prona është e tij ose në proces legalizimi, të ketë një akt vlerësimi nga ekspert i licencuar dhe të mos ketë marrë pagesë siguracioni për të njëjtin dëm.

Një komision prej 5 vetash do shqyrtojë dokumentacionin brenda 10 ditëve, ku do të firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep firmën për pagesën.

Vendimi i ri zëvendëson një akt të mëparshëm të vitit 2017 dhe pritet të mbulohet nga buxheti aktual i Policisë së Shtetit.

Kompensimi i menjëhershëm financiar mund të arrijë deri në 1 milion lekë për punonjësin e policisë, kur prona e tij dëmtohet nga një vepër penale ose aksidentalisht gjatë përmbushjes së detyrës.

Punonjësi duhet të vërtetojë titullin e pronës dhe të dëshmojë që nuk ka përfituar dëmshpërblim nga shoqëri sigurimi.-thuhet midis të tjerash në VKM.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?