Foto ilustruese

Ekonomi

Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin 2024/ Familjet me ndihmë ekonomike 150 euro për festa! Në pranverën e ardhshme pensionistët marrin 50 – 100 euro

20 Dhjetor, 16:58| Përditesimi: 20 Dhjetor, 17:21

  • Share

Në një mbledhje të posaçme mbrëmjen e 19 dhjetorit, qeveria ka rishikuar për herë të tretë buxhetin e shtetit për këtë vit. Qeveria ka vendosur të japë shpërblim për këtë fundvit prej 150 euro për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike.

“Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se në këtë rishikim është përcaktuar edhe një fond prej 6.3 miliardë lekë në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë që do të përdore për shpërblimin e pranverës.

“Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë”, tha Malaj.

Me këtë rishikim janë dhënë 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët për të vijuar me pagesat për përfituesit nga Skema Kombëtare si dhe janë shtuar me 1.6 miliardë lekë fondet për pushtetin vendor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?