Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2021, shton pritshmëritë për të ardhurat

8 Shkurt 2021, 20:20| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 22:34

  • Share

Ende pa u bërë dy muaj nga zbatimi i buxhetit 2021, qeveria e ka ndryshuar atë, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat.

Buxheti nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë me një rritje prej 3.4 miliardë lekësh. Janë rritur edhe pritshmëritë për të ardhurat nga tatimet, taksat, ndërsa deficiti është i pandryshuar.

Edhe shpenzimet janë rritur me 3.4 miliardë lekë, nga 592.8 miliardë që ishte ka vajtur në 596.2 miliardë lekë. Fondi rezervë nga 4 miliard lekë që ishte ka vajtur në 5 miliardë lekë.

Është ulur fondi për pagesën e naftëtarëve nga 560 milionë që ishte në 462 milionë lekë, pra minus 98 milionë lekë. Sakaq janë rritur me 2.4 milion lekë shpenzimet e buxhetit qendror.

Ky është akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2021, ndërsa buxheti i vitit të shkuar u ndryshuar 4 herë për shkak të pandemisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?