Qeveria ndryshon qasje për katër kërkesat, bojkoti i futbollit drejt fundit! Kampionati mund të nisë javën e ardhshme

16 Tetor 2020, 12:33| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 14:00

  • Share

Bojkotit të kampionatit të futbollit shumë shpejt do t’i vijë fundi. Takimi i zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në zyrat e Ministrisë së Financave i drejtuesve të Ligës Profesioniste të Futbollit me vetë ministren Anila Denaj, kryetaren e Komisionit të Ekonomisë dhe negociatorin Fidel Ylli ka qënë shumë pozitiv dhe në përfundim palët kanë qënë optimiste se zgjidhja është shumë pranë.

Burime nga takimi bëjnë me dije se qeveria ka ndryshuar qasje për katër kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit për të cilat ka thënë se në çdo kërkesë mund të gjendet një zgjidhje e mesme për të kënaqur të dyja palët. Pavarësisht se Presidenti i Ligës Edvin Libohova i kontaktuar nga Report Tv ka bërë me dije se ligji i sponsorizimeve është çështja kryesore dhe pritet një propozim i ri nga qeveria mësohet se përfaqësuesit e Ligës kanë mbetur të impresionuar nga ndryshimi që kanë pasur përfaqësuesit e qeverisë në trajtimin dhe zgjidhjen e katër kërkesave.

Nga Liga bëjnë me dije se ekzekutivi është shprehur i gatshëm që të diskutohet çdo kërkesë, të gjendet një gjuhë e përbashkët duke toleruar nga pak të dyja palët në mënyrë që topi të fillojë të rrotullohet. Megjithatë ende nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe takimi i radhës është lënë për të martën mes Ligës dhe përfaqësuesve të qeverisë. Nga ana tjetër Edvin Libohova ka deklaruar se të hënën do të mblidhen Presidentët e klubeve të Superiores dhe do të vendoset për bojkotin.

Më parë pritet t’i jepet fund bojkotit dhe më pas do të mendohet për datën se kur mund të fillojë kampionati. Dy janë opsionet mesjavën e ardhshme ose fundjavën e ardhshme. Megjithatë palët janë të impenjuara që të ketë zgjidhje të shpejtë dhe bojkoti i futbollit është drejt fundit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 17/10/2020 08:29

    Nuk shoh ndryshim qasje nga qeveria ndaj sportit ne pergjithesi dhe futbollit ne veçanti.shoh vazhdimesi,kujdes.sa stadiume futbolli ka ngritur kjo qeveri?po parku olimpik?me thote dot dikush sa jane bere nga qeverite e pd?klubet e futbollit jane private ose nen drejtimin e bashkive.por çpo japin klubet per futbollin,per popullin sportedashes?asgje.asnjehere nuk eshte drejtuar gishti te federata,nje korporate hajdutesh e mashtruesish,perfshi dhe gjyqtaret e saj.edhe pse gatishmeria e qeverise nepermjet te deleguarit te saj ka qene e larte,ata qe jane mesuar te grabisin me te dy duart ,duan te bejne presion me bojkot.po mire,le te bojkotojne,kujt do i behet vone?me mire pa futboll dhe pa ta ,se me nivel te tille .klubet e futbllit duhet te futen ne regullat e ekonomise se tregut.te edukohen me frymen e punes ose falimentit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?