Qeveria ndryshon qëndrim për recesionin, Angjeli: Rënia 4.4% dhe jo 6.1%! Defiçiti buxhetor do të jetë 6.7%

22 Janar 2021, 08:23| Përditesimi: 22 Janar 2021, 10:09

  • Share

Tkurrja e ekonomisë në tremujorin e tretë të vitit të kaluar me vetëm -3.4%, që përkonte me sezonin veror, ku ndikim pozitiv dha sektori i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme ka bërë që qeveria të ndryshojë parashikimet për recesionin ekonomik. Nga 6.1% që u deklarua në 2020 tani thuhet se rënia do jetë -4.4%.

“Të dhënat e tremujorit të katërt ende nuk kanë dalë por deri më tani parashikohet një rënie ekonomike -4.4% një tkurrje të rritjes ekonomik. Në fillim kishim një parashikim më të lartë por që është zvogëluar kjo për shkak të zhvillimeve që ndodhën në tremujorin e tretë, por sidoqoftë do presim tremujorin e fundit për të dalë në një konkluzion final”, u shpreh deputeti i PS-së Anastas Angjeli.

Kryetari i ri i Komisionit të Ekonomisë Anastas Angjeli gjatë shqyrtimit dhe miratimit të aktit të katërt të buxheti të shtetit, foli edhe për shpenzimet, deficitin dhe borxhin.

“Deficiti buxhetor sipas parashikimit mbetet në nivelin e 6.7% ndërsa borxhi publik do të jetë në nivelin e 79.8% ose 79.9%”, tha Angjeli.

Ndërkohë edhe pse të dhënat e plota nuk kanë dalë, në kuadrin makroekonomik dhe fiskal 2022-2024 qeveria ka reduktuar pritshmëritë për të ardhurat. Nga 446,5 miliardë lekë që u parashikua në aktin e korrikut, në kuadrin makroekonomik pritet të mblidhen 424.1 miliardë lekë, ose 22.4 miliardë lekë më pak. Ndërsa deficiti buxhetor është ulur nga -132,9 miliardë që ishte në aktin e tretë normative në 105.9 miliardë lekë në kuadrin makroekonomik e fiskal.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?