Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët

5 Nëntor, 14:33| Përditesimi: 5 Nëntor, 17:46

  • Share

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ulet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët. Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se po vlerësohet ulja e çmimit të energjisë për pensionistët, zëvendëskryeministrja tha se rishikimi nis nga janari.

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, me KESH-in edhe me OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do t’ia dalim, që duke optimizuar proceset teknike dhe financiare të kompanive tona, ne të kemi mundësi që nga 1 janari t’iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Ende nuk është saktësuar nëse nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë apo kategori të caktuara siç pati thënë kryeministri Rama. Po ashtu pritet të bëhet publike edhe formula e se si do të bëhet ulja e çmimit dhe sa do të jetë.

Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet, ndërsa për pensionistët që prej vitit 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike të shumës 648 lekë.

Vendimi për këtë ulje të çmimit të energjisë, vjen afro 2 vite pasi qeveria paralajmëronte rritje të çmimit të energjisë për ata që konsumonin mbi 800 kilovat në muaj për shkak të krizës së energjisë.

 “Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.”, u shpreh Rama me pensionistët në Korçë më 29 tetor.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erina: 05/11/2024 20:16

    Me cilin tager do ta ule cmimin e energjise, kur i vetmi ent qe mund te marre kete vendim, eshte ERE, qe varet direkt nga Kuvendi e jo nga KM? Demagogjite e zakonshme pre-votimesh te KM tone te plotfuqishem, qe nuk respekton as sa per sy e faqe, institucionet!

    Përgjigju
  • Taku: 05/11/2024 19:40

    Genjeshtra. Si gjithmon tjeter thote e tjeter ben. Po e uli energjine do ngrej dicka tjeter qe tja fus ketij populli. Mbaheni mend. Pas zgjedhjeve la per te shtuar ndonje takse.

    Përgjigju
  • Barcaleta: 05/11/2024 17:26

    Nuk besoj se ndodh jane barcaleta

    Përgjigju
  • XXX: 05/11/2024 16:17

    Do jua ulin deri sa te mbarojne zgjedhjet pastaj do jua rasin qytetareve dyfish, sic donin ta benim me 500 lek/kw

    Përgjigju
  • Vlora: 05/11/2024 16:09

    U hap thesi shyqyrr

    Përgjigju
  • Populli: 05/11/2024 15:29

    Jane legena keta vetem mashtrojne

    Përgjigju
  • poopulli: 05/11/2024 15:19

    PSE NUK E ULE CMIMIN E ENERGJISE 4 VJET ME PERPARA O LEGEN KRYEMINISTER,,POR E UL TANI,,,APO DO QE TE GENJESH TE VARFERIT E PENSIONISTET...ASNJE VOTE O POPULL PER KETE HAJDUT,,JEPIMI VOTEN ARLIND QORRIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi: 05/11/2024 14:59

    Edhe per ato ne emigracion se votojnë këtë vit, sidomos ajo Mara se e meriton, ka punuar per partinë. Pas zgjedhjeve shohim w bëjmë.

    Përgjigju
  • OPS: 05/11/2024 14:45

    Para zjedhjeve dhe Rikun ne goje do ja merni popullit....................................

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?