Qeveria ka nisur procesin për zëvendësimin e ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati! Mësohet se këto ndryshime nga qeveria pritet që të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ish-deputeti Ervin Bushati, pritet që të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber në SHBA.
Ndërsa analisti Mustafa Nano, është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Të njëjtat burime mësojnë se Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.
Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi.
Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.
muç nano ambasador në Zvicër ??!!!??!! .Besoj nuk e dëgjova mirë , ose është një shaka pa kripë .????????????????????
PërgjigjuA më mos ja ulni kaq posht vlerën zyrave të ambasave tona nëpër Botë. A nuk ësht turp me çu Muç Nanon ambasador në ZVICËR ...THIRRINI MENIES O QEVERITAR SE E LEGENOSËT FAREEEE DINJITETIN KOMBËTAR(ATË ÇIKË DINJITET QË KA MBET)
Përgjigju