Foto ilustruese

Qeveria në Maqedoninë e Veriut synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marijuanës

26 Nëntor 2020, 10:16| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 10:23

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur debati për dekriminalizimin dhe legalizimin e marijuanës, pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, se Ohri dhe qendrat e tjera turistike në vend duhet të mendojnë seriozisht të ndjekin shembullin e Amsterdamit në mënyrë që të zhvillohet turizmi në nivelin evropian.

Qeveria ka ftuar sektorin civil dhe të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e debatit, që të hartohet një zgjidhje ligjore që do të mund të sillte përfitime të shumta.

“Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, pasi kemi të bëjmë me një çështje komplekse. Përfshirja e të gjitha palëve të interesuar do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhje cilësore që mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin në aspekt të rregullimit të tregtimit të marijuanës, uljes së krimit, por edhe përfitime ekonomike, para së gjithash për turizmin dhe gastronominë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria ende nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret mbi legalizimin, por bazuar në deklaratat e kryeministrit Zaev, ajo  do të legalizohej në kushte të caktuara, në kafenetë ekzistuese dhe ato që do të hapen, me standarde të caktuar të ventilimit si dhe dëshmi mbi prejardhjes e  lëndës.

Opozita e vlerëson si përpjekje të pushtetit për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga gjendja e rëndë me pandeminë, por edhe si përpjekje për vënien nën kontroll të këtij biznesi ilegal, ndërkohë që kundër janë shprehur edhe partitë shqiptare.

Maqedonia e Veriut në vitin 2019 ka legalizuar kanabisin, por vetëm për qëllime mjekësore.  Autoritetet qeveritare në atë kohë deklaruan ky biznes pritet t’i sjellë shtetit përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?