Keshilli i Ministrave

Politikë
Top 24

Qeveria: ‘Partizani’ dhe ‘Studenti’ bashkë me asetet kalojnë në varësi të bashkisë Tiranë

18 Korrik 2018, 17:05| Përditesimi: 18 Korrik 2018, 17:06

  • Share

TIRANE-Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e ndryshimit të varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë. Buxheti i miratuar për vitin 2018 për klubin sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubin sportiv “Studenti”, bashkë me asetet në përdorim, transferohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë.  Transferimi i fondeve bëhet në formën e transfertës së kushtëzuar. Gjithashtu numri i punonjësve të klubit shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti”, në total 26 veta, transferohet te Bashkia Tiranë.

Vendimi nr.312, datë 15.5.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe çdo akt nënligjor i miratuar për këto klube, shfuqizohen. Ndërsa për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, klubi shumësportësh “Partizani” dhe klubi sportiv “Studenti”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?