Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 14,2 miliardë lekë vetëm për 11 kontrata koncesionare, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar. Në relacion është sqaruar se nuk ka më pagesa për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit dhe atë të të Fierit, duke i konsideruar jo-aktive.
Pjesën më të madhe të pagesave do ta marrë koncesioni i Ndërtimit dhe Operimi të Rrugës së Arbrit me mbi 3.5 miliardë lekë. Ofrimi i Shërbimeve laboratorike spitalore do të marrë nga buxheti i shtetit pagesa me vlerë 1.79 miliardë lekë.
Më pas është Koncesioni/PPP (Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril një përdorimesh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale), pagesat për këtë kontratë do të jenë 1.75 miliardë lekë. Ndjekur nga koncesioni Shërbimi i Skanimit në Dogana 1.6 miliardë lekë.
Për kontratën koncesionare për Ndërtimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike pagesat do të jenë në vlerën mbi 1.2 miliardë lekë.
Koncesionin e dializës do të marrë 920 milionë lekë, më pas vjen koncesioni/PPP i kontrollit baze i popullsisë 35-70 vjeç (check up) do të marrë pagesa në vlerën 876 milionë lekë.
Për koncesionin e përmirësimit të infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë janë planifikuar pagesa 745 milionë lekë.
Në fund është kontrata për Ndërtimin dhe Operimi i Porti Jahteve Orikum – Dukat 976 mln lekë dhe ndërtimi, Operimi dhe Mirëmbajtja e Rrugës Milot-Morinë 738 mln lekë.
Koncensionet/PPP aktive me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit
Lajmi kryesor:
Pr/buxheti 2024, 7 mld euro! 300 mln euro më shumë se vjet: 70 mln shkojnë për rindërtimin! Indeksim pensioneve e bonusi i fundvitit
B.K//ReportTv.al