Ekonomi

Qeveria ‘Rama 4’ premton pensione minimale 200 euro, eksperti Gjokutaj në Report TV: Sfidë, por mund të arrihet deri në fund të mandatit (VIDEO)

18 Shtator, 13:57| Përditesimi: 18 Shtator, 14:05

  • Share

Ditën e djeshme, qeveria ‘Rama 4’ publikoi programin e saj qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku një pjesë që ka tërhequr vëmendjen është edhe premtimi për pensionet minimale 200 euro dhe paga minimale 500 euro.

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj i ftuar në ‘Report Tv’, në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, të moderuar nga Nertil Agalliu, ka deklaruar se rritja ekonomike dhe e pensioneve janë dy nga prioritet e qeverisë ‘Rama 4’.

“Duke qenë se në kemi patur në monitorim programin qeverisë dhe ana tjetër duke parë edhe programet e mëparshme, premtimet në një masë janë ato që janë hedhur në program.

Në idenë e qeverisë ‘Rama 4’ janë hedhur ato ide si për shembull e paqes fiskale, e cila ka qenë një objekt i gjerë diskutimi dhe tani është pjesë e programit qeverisë dhe kabinetit ‘Rama 4’.

Ajo që bie në sy në programin fiskal dhe ekonomik, janë disa pika të forta që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike dhe qasjen sesi do të ndikojë rritja ekonomike tek pensionet, pasi ky është një nga premtimet e kahershme të qeverisë ‘Rama 3’. Natyrisht që qeveria Rama 4, ka një qasje të lartë, por shihet me rezerva për shkak të realitetit aktual”, tha Eduart Gjokutaj.

Gjokutaj ka deklaruar se rritja e pensioneve minimale, është një sfidë e arritshme për qeverinë, por sipas tij ka disa probleme siç është deklarimi i pagave reale dhe fiskalizimi i ekonomisë.

“Nisur nga ajo që ne shohim në realitet, shohim që ka mundësi jo të mëdha të arritjes, por duke qenë se qeverisa mund të ndryshojë qëndrim ndaj deklarimit real të pagave, mund të arrihet. Një masë të madhe, pensionet janë nën shifrat 200 euro dhe besoj se do të përdoren subvencione për të arritur në atë minimum që përkon me një pjesë shumë të fortë të programit social.

Nga ana tjetër, pensionet që supozohet të arrijnë në 400 euro në fund të mandatit ‘Rama 4’, natyrisht që mund të arrihet, por skema kërkon një përshtatje në terren dhe jo vetëm në letër. Në fakt duket shumë sfiduese dhe mund të arrihet deri në 60-70% të asaj që është premtuar”, tha eksperti.

Ndërsa më tej, Gjokutaja ka deklaruar edhe nëse fiskalizohet ekonomia në masën 50%, qeveria duhet të japë sërish para për të mbështetur rritjen e pensioneve.

“Formalizmi i pjesshëm i ekonomisë, nuk mjafton për të përballuar këto sfida. Natyrisht që buxheti do të japë edhe nëse ekonomia formalizohet 35-40% apo te shkojë në gjysmën e tij deri në fund të mandatin, qeveria prap duhet të japë sërish para nga buxheti i shtetit”, shtoi Gjokutaj në Syri TV.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?