Qeveria, referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve, eksperti: Vendim i nxituar! Presim rritje të turistëve me 15% nga 2023

26 Shkurt, 15:39| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:48

  • Share

Shqipëria në janar priti afro 490 mijë të huaj, ose rreth 30% më shumë se vitin e kaluar. Pjesa më e madhe ishin qytetarë të vendeve fqinje, nga Kosova dhe Mali i Zi. Pritshmëritë për këtë vit janë edhe më të larta.

“Numri i turistëve mund të shkojë 10-15% rritje në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa numri i hyrjeve mund të shkojë në 20-30% më shumë duke pasur parasysh që aeroporti i Tiranës nuk i shërben vetëm Shqipërisë por edhe rajonit”, pohon Besnik Vathi, ekspert për turizmin.

Përtej rritjes së hyrjeve në vend, 2023-i dëshmoi fenomenin e informalitetit të lartë që ekziston në sektor. Rreth 10.1 milionë të huaj ishte bilanci turistik i vitit 2023, por në strukturat akomoduese fjetën vetëm 1.4 milionë shtetas të huaj. Shkaqet e këtyre diferencave thotë eksperti i turizmit Besnik Vathi, janë disa.

“1.5 milionë janë turistë me kombësi shqiptare që kthehen në familjet e tyre që nuk flenë në hotele. Janë 1.5 milionë shtetas të Kosovës. Është dhe një pjesë që flenë në shtëpi informale dhe jemi në shifrën e 2 milionë turistë të huaj që vijnë dhe konsumojnë vërtet produktet tona turistike, tha Vathi.

Por nga ana tjetër vetë njësitë e licencuara nuk deklarojnë numrin real të akomodimeve pasi edhe në pikun e sezonit hotelet deklaruan shfrytëzim deri në 55% të kapacitetit të tyre. Për këtë arsye qeveria do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit të strukturave akomoduese në periudhën e verës kur është fluksi turistik.

“Nëse raportohet në mes të korrikut-gushtit 50-55% shfrytëzim i kapaciteteve natyrshëm që mund të jetë informalitet, por nëse një hotel për tërë periudhën e vitit deklarojnë këtë kapacitet, për një hotel plazhi është shumë ndërsa për një hotel në qytet është pak, pasi hotelet e qyteteve qëndrojnë hapur 365 ditë. Referencat duhet ti referohen analizës konkrete të çdo hoteli, të çdo dhome apo ambienti. Është e tepërt të vazhdohet me referenca tek hotelet kur ne kemi lëmsh statistikat, jo më të bëhen analiza të veçanta për rajone, hotele apo zona dhe të nxirren referenca të sakta ku të mos spekulohet. Mendoj që jemi të papërgatitur për të shkuar drejt referencave”, thotë Vathi.

Projektligji për Turizmin, i cili pret dritën jeshile nga ligjvënësit, parashikon edhe regjistrimin e njësive akomoduese që deri më tani kanë dhënë apartamente, dhoma, shtëpi me qira në AIRBNB të pa-certifikuara, si dhe ashpërsim të gjobave për subjektet që shkelin ligjin. Të gjitha masat si administrative, sipas relacionit do të rriten të ardhurat në masën 10-15%, në krahasim me vitin 2023.

NUMRI TOTAL I VIZITORËVE

Viti 2022            1,569,982

Viti 2023            2,336,130

Rritja                  +766,148

NUMRI I VIZITORËVE JO-REZIDENT

Viti 2022        886,515

Viti 2023     1,409,327

Rritja           +522,812

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?